E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Bleonës, e ëma: Po e kërkoj në Gjermani

TIRANE- Një zonë e minuar në në afërsi të kufirit me Kosovën, mbetur që nga koha e luftës e pa çminuar, ka bërë që pikërisht ajo pjesë mali të jetë përjashtuar nga kërkimi për gjetjen e Bleonës. Sipas të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se pasi është ndërhyrë në pastrimin nga rreziku i shpërthimeve është bërë edhe krehja e malit, veprim që në të vërtetë ende nuk ka sjellë asnjë risi gjurme për zhdukjen misterioze të vajzës asokohe 6 vjeçe të çiftit Zamir dhe Bukurie Mata.

Po ndërsa, policia dhe ekspertët e gjurmimit tokësor po i kryejnë të gjitha veprimet në terren, familjarë të Bleonës prej më se katër ditësh janë instaluar në Gjermani. Ka qenë vetë nëna e Bleonës, Bukuria, që ka bërë me dije vendqëndrimin e saj në një kanton zviceran, pasi sipas saj atje e kishin dërguar informacionet e shumta se një fëmijë i ngjashëm me të bijën gjendej në një shkollë verore. Referuar të dhënave që vijnë prej saj kërkime po bëhen edhe në Athinë, për të dhëna thuajse të ngjashme, ndërkohë që Gjermania dhe Zvicra mbeten dy vendet ku vijohet të kërkohet sipas saj privatisht.

Pavarësisht se policia ende nuk ka dalë në konkluzione përfundimtare, për sa i përket kërkimeve më të fundit në zonë, edhe të dhënat që vijnë nga kontrollet nëpër vende të ndryshme të Europës ende s’kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv për sa i përket ndonjë vendndodhjeje të saktë për të voglën e zhdukur. Policia dhe prokuroria tashmë presin të rinisin edhe njëherë të grumbullojnë fakte të reja, për sa i përket kësaj çështjeje, pavarësisht nëse do plotësohen provat e mjaftueshme së paku, për të ngritur një shkak për atë ngjarje të rëndë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›