E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria dhe Inspektoriati i Pasurive shkembejne kritika per mosveprim ndaj korrupsionit

Prokuroria shqiptare i beri thirrje Inspektoriatit te Deklarimit te Pasurive qe te ndertojne nje bashkepunim konkret ne luften ndaj korrupsionit shteteror dhe te mos ia kalojne fajin njeri-tjetrit per mungesen e rezultateve ne kete fushe. Zyra e Prokurorit te Pergjithshem publikoi ne mbremje nje njoftim ku theksoi vendosmerine e ketij institucioni ne luften kunder korrupsionit ne administraten e larte publike e shteterore. Prokuroria e Pergjithshme eshte e hapur me institucionet e tjera ne punen e saj dhe kerkon bashkepunimin e tyre ne denoncimin e rasteve korruptive dhe ne mbledhjen e paraqitjen e provave konkrete e profesionale kunder tyre - deklaroi zyra e prokurorit te pergjithshem.

Prokuroria Shqiptare ftoi publikisht Inspektoriatin e Deklarimit te Pasurive te hetoje pasurite e zyrtareve te nivelit te larte te administrates publike. Ne kete menyre institucionet shqiptare demonstrojne seriozisht vullnetin e perbashket per te luftuar korrupsionin - thote prokuroria - dhe perpjekjet per ta kaluar pergjegjesine mbi institucione te tjere jane devijim nga lufta kunder kesaj dukurie shqetesuese ne administrate. Sipas Prokurorise se Pergjithshme cdo kallzim nga ILDKP eshte vleresuar me seriozitet dhe ai ka marre rrugen gjyqesore ndonese zyrtaret e denoncuar nuk jane te niveleve te larta ne administrate. Gjate vitit 2010 jane denoncuar 18 zyrtare nga te cilet 9 jane derguar ne gjyq 5 nuk jane filluar hetimet 3 jane pushuar nga gjykata dhe 1 eshte ende nen hetim.

Komentet nga zyra e Prokurorit te Pergjithshem erdhen pas raportimit vjetor te Kryeinspektorit te Deklarimit te Pasurive Adriatik Llalla ne komisionin parlamentar te ligjeve se prokuroria nuk ben hetime shtese per rastet e denoncuara te korrupsionit dhe ka mbyll pa shkak shume prej tyre.

Ai ka thene se pasurite zyrtareve dhe politikaneve shtrihen ne gjithe territorin e Europes dhe ne kontinente te tjera ndaj eshte e veshtire te verifikohen. Kryeinspektori Llalla kerkoi futjen e disa neneve te reja ne ligj qe te lejoje hetim me te gjere dhe ndeshkim me te forte ndaj atyre qe fshehin pasurite. Ai u shpreh se prokuroria nuk ndjek me seriozitet rastet e denoncuara nga institucioni i tij i zvarrit ceshtjet duke mos nisur apo duke mos thelluar hetimet ndaj tyre dhe duke i justifikuar ata subjektivisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›