Berisha: Senatori Lugar mbrojtës i integrimit të Shqipërisë në NATO
Kryeministri Berisha e ka cilësuar Senatorit Lugar, mbrojtës të madh të çështjes së integrimit të Shqipërisë në NATO dhe çështjes shqiptare në tërësi. Në vazhdim të vizitës së tij në Uashington, Kryeministri Berisha ka shtruar një darkë për nder të personaliteteve të politikës amerikane dhe të institucioneve të mendimit politik në Uashington dhe zyrtarëve të lartë të administratës amerikane ku i ftuar nderi në këtë darkë ka qenë senatori Richard Lugar,
një nga politikanët më me eksperiencë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të proceseve integruese të Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në tërësi. Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e senatorit Lugar në programin e tij për shkatërrimin e armëve kimike, program i cili ka përzgjedhur Shqipërinë si një nga vendet më të suksesshme në aplikimin e tij. Gjithashtu Kryeministri u ndal tek integrimi i Shqipërisë në NATO, partneriteti me SHBA-në dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë së tij për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e iniciativave ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit për vendosjen e paqes në botë. Nga ana e tij, senatori Richard Lugar falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe për mundësinë që iu dha të diskutonte me miq dhe dashamirës të Shqipërisë në Uashington. Ai e vlerësoi aplikimin e programit të tij "Nunn-Lugar" për shkatërrimin e armëve kimike dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në këtë program si të përkryer dhe vlerësoi reformat e qeverisë Berisha për integrimin e sigurtë të Shqipërisë në NATO dhe siguroi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Email This Klikime: 6
Email This Klikime: 6