KLSH, ndjekje penale për 81 zyrtarë, dëmi ekonomik 18 milionë USD

Merren masa administrative për 699 zyrtarë, nga 894 kërkesa të KLSH për dëmin total 41milionë USD
Kontrolli i Lartë i shtetit në raportin e katërt të kontrolleve të kryera gjatë vitit 2008 ka bërë 32 kallëzime penale për 81 persona me vlerë 1 793 382 mijë lekë. Gjatë kontrolleve të kryera është vënë re se ka pasur abuzime të cilat i kanë shkaktuar shtetit një humbje prej rreth 18 milionë USD. Në bazë të institucioneve të kontrolluara vihet re se komuna Buçimas është në top listën e zyrtarëve të denoncuar nga KLSH për abuzim me detyrën. Janë 23 zyrtarë të kësaj komune që kanë shpërdoruar detyrën dhe janë nën hetim nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka nën hetim pesë persona të cilët i kanë shkaktuar shtetit një humbje prej 46 milionë lekësh. Po nga kjo drejtori janë edhe katër persona të tjerë të cilëve ju është pushuar çështja penale pas denoncimit nga KLSH. Nga kontrollet e ushtruara nga ky institucion është kërkuar marrja e masave administrative për 894 persona nga të cilët për 699 persona është marrë masë administrative nga institucionet përgjegjëse. Nga kontrollet e ushtruara nga KLSH gjatë kësaj periudhe janë zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 4 046 635 000 lekë. Sipas KLSH, ky dëm efektiv i përket veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2006-2007 dhe 9-mujorit të vitit 2008, përcaktuar për çdo subjekt të kontrolluar në programet e kontrollit. Në tatim taksat, është konstatuar një dëm në vlerën e përgjithshme prej 1 887 633 000 lekë. Nga kontrollet e ushtruara nga KLSH, degët e Tatimtaksave, Tiranë, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Pukë,
Peqin, dëmi në vlerat respektive është 629 960 000 lekë, 63 564 000, 2 640 000 lekë, 148 149 000 lekë, 598 538 000 lekë, 14 701 000 lekë, 4 243 000 lekë, si detyrime tatimore dhe penalitete për tatimfitim, t.v.sh., dividend dhe tatim në burim, si dhe mosaplikim të gjobave për mosdorëzim në afat të bilancit financiar. Ndërkohë nga kontrollet e zhvilluara ne departamentet e Taksave dhe Tarifave Vendore rezulton që në Tiranë, Durrës, Vlorë, dëmi në vlerat respektive është 195 773 000 lekë, 38 382 000 lekë, 23 324 000 lekë, për moszbatim të procedurave ligjore në llogaritjen dhe arkëtimin e detyrimeve për taksat dhe tarifat vendore, për subjekte të kategorive të ndryshme të aktivitetit. Përsa i përket shkeljeve në tatim taksa janë shumë institucione të cilat gjatë aktivitetit të tyre ekonomik kanë kryer shkelje me pasojë dëmin ekonomik.
Nga kontrollet e bëra dëmet ekonomike janë kryer në në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 779 815 000 lekë. Në doganat, në vlerën e përgjithshme prej 694 656 000 lekë. Në fushën e urbanistikës, në shumën e përgjithshme prej 153 737 000 lekë. Në fushën e shpenzimeve operative, në shumën e përgjithshme prej 116 119 000 lekë, në fushën e shpërblimeve, në shumën e përgjithshme prej 26 363 000 lekë. Në fushën e sistemit të pagave, në shumën e përgjithshme
prej 24 372 000 lekë, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Në shumën e përgjithshme prej 11 962 000 lekë. Në mungesë materiale në shumën e përgjithshme prej 2 148 000 lekë. Në zërin të tjera, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 349 830 000 lekë. Nga të gjithë kontrollet e kryera gjatë nëntë mujori i vitit 2008 rezulton një dëm total, siç e thamë edhe më sipër, në vlerën e përafërt 41 milionë dollarë. Ndërkohë që sipas burimeve brenda KLSH edhe raporti i tremujorit të fundit të vitit 2008 rezulton me shkelje të rënda ku dëmi ekonomik është më i lartë nga gjithë nëntë mujori.
Kallëzimet penale të dërguara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për vitin 2008
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Tiranë 5 persona për shpërdorim
detyre dhe shkelje te barazisë në tenderë, neni 248 e 258 i kodit penal.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Tiranë 4 persona për shpërdorim
detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë, neni 248 e 258 i kodit penal.
Këshilli i Qarkut, Korçë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Këshilli i Qarkut, Vlorë, Bashkia Orikum (Komisioni i ndarjes së tokave KNT) 9 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit
ZVRPP, Tiranë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 dhe falsifikim të dokumenteve, neni 186 i kodit penal

ZVRPP, Tiranë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
ZVRPP Tiranë (KVKKP, Komuna Farkë, Kashar) 1 person për shpërdorim
detyre, neni 248 i kodit penal
ZQRPP, Tiranë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
ZVRPP, Lezhë 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Bashkia Lezhë 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Komuna Voskopojë (Komisioni i Ndarjes së Tokave) KNT (ZRPP,Korçë) 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Bashkia Dibër 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Bashkia Kamëz 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Komuna Shëngjin, Lezhë 2 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Komuna Buçimas, Pogradec (Komisioni i ndarjes së tokave KNT) 23 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Dega e Doganës Tiranë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal
Dega e Tatim taksave, 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal

Dega e Tatim taksave, Tiranë 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal

Projekti Menaxhimi i burimeve ujore 2 persona për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë, neni 248 e 258 i kodit penal
Projekti Mirëmbajtja e rrugëve 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit Penal
Projekti Furnizimi me ujë i zonës rurale Fushë- Krujë dhe Peshkopi 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit penal

Projekti: Ujitja e Fushës së Korçës 3 persona për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit Penal
Projekti: Ujitja e Fushës së Korçës 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit
penal
Agjencia Rajonale e Mjedisit, Qarku Durrës 1 person për mosdorëzim dokumentacioni në lënien e detyrës, neni 122/a i kodit penal dhe pika 7, neni 92 Ligji për arkivat.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare 1 person për shpërdorim detyre, neni 248 i kodit Penal
Zona e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Shkodër 5 persona për shkelje të barazisë në tenderë, neni 258 i kodit penal
Email This Klikime: 351