E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Sequi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mbetet projekti më madhor për shqiptarët

05-07-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim kreun e delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i ritheksuar ambasadorit Sequi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet projekti më madhor për shqiptarët në këtë shekull, e ardhmja më e mirë dhe e sigurt e tyre. Nga ana e tij, ambasadori Sequi shprehu vlerësimin më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë e të shkëlqyer që ai dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri kanë patur me kryeministrin Berisha dhe qeverinë shqiptare gjatë gjithë kësaj periudhe. Zoti Sequi vlerësoi progresin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe shndërrimet e mëdha që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj periudhe dhe vlerësoi kontributin e kryeministrit dhe qeverisë në këto arritje. Ambasadori Sequi theksoi se këto zhvillime dhe arritje si dhe se mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve të 23 qershorit padyshim që kanë marrë vlerësimin e partnerëve europiane dhe u shpreh se BE mbështet fuqishëm Shqipërinë dhe ecjen e saj përpara drejt hapave të mëtejshëm të anëtarësimit në BE. Ambasadori Sequi i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet më të mira të miqve të tij të shumtë në Bruksel.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›