E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, Papa takon viktimat e abuzimeve seksuale

VATIKAN- Papa Benedikti i XVI do të presë viktimat e abuzimeve seksuale nga priftërinjtë e Kishës Katolike. Duke folur në radio Vatikan, frat Frederiko Lombardi tha se shumë viktima abuzimesh kërkojnë ndihmë morale dhe jo financiare. Në fakt, papa ka takuar dhe më parë viktimat e abuzimeve seksuale në një udhëtim të tij në SHBA e Australi. Por tashmë ai do të takojë disa persona që nuk dëgjojnë nga SHBA, të cilët ishin viktima të një prifti amerikan në vitet 60.

Tashmë këta të abuzuar janë në moshë rreth 50-60 vjecare, por ata janë gati të rrëfejnë për atë që ka ndodhur vite më parë, duke rritur kështu presionin ndaj Kishës Katolike.

Një prej viktimave tregon se përvec se janë abuzuar seksualisht, ata janë rrahur nga njerëzit e Kishës. Papa Benedikti madje është akuzuar personalisht se ka patur dijeni për një nga këto skandale për at Laurenc Merfi në vitet ‘50-74. Por Papa asnjëherë nuk ka folur publikisht për këtë cështje. Ai i dërgoi një letër Kishës Katolike irlandeze një muaj më parë ku dënoi publikisht abuzimet seksuale të priftërinjve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›