E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha” Shoqëria civile do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot rëndësinë dhe rolin që ka shoqëria civile në drejtim të mbikëqyrjes së luftës kundër korrupsionit. “Ne jemi nga ato vende që detyruam me ligj qeverinë të mbështesë shoqërinë civile si një kollonë jetike e funksionimit të demokracisë. Për këtë ligj është bashkëpunuar me vende mike dhe institucione ndërkombëtare si GTZ-ja, e cila ka dhënë një ndihmë të shkëlqyer", tha Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë. Sipas tij, qeveria duhet të paguajë që ta kritikojnë, ta sulmojnë dhe ta qortojnë për problemin e korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit është një luftë universale, por e rëndësishme është fuqizimi i shoqërisë civile për mbikëqyrjen e kësaj lufte", tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se "përparësi do të ketë edhe ajo pjesë e shoqërisë civile që merret me problemet delikate të trajtimit të viktimave të trafiqeve, të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, etj". Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin mbi procedurat dhe rregullat për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, si dhe vendimin për statutin e kësaj Agjencie.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›