E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorolgët: Na presin ditë të nxehta afrikane

Vala e të nxehtit afrikan, që ka mbërritur në vend, do të vazhdojë për disa ditë në territorin tonë, parashikojnë meteorologët. Vlerat e larta të temperaturave janë ndjerë sot që në orët e para të mëngjesit, por mesdita, sipas meteorologëve, ka shënuar temperatura në vlerat 38- 39 gradë celsius. Meteorologët parashikojnë që kjo valë të nxehti të vazhdojë të qendrojë në territorin tonë për disa ditë, ndërkohë që moti do të jetë i kthjellet deri në datën 25 korrik, me përjashtim të disa reshjeve shiu të izoluara në zonat malore veriore dhe verilindore të vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri 30 km/h, me drejtim kryesisht perëndim- veriperendim. Si rrjedhojë edhe deti do të ketë dallgëzim të ulët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›