E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shpifjeve te PS iu pergjigjemi me vepra

Gjate perurimit te kilometrit te pare te tunelit Tirane-Elbasan, kryeministri Berisha, ne fjalen e tij me banoret e zones, eshte ndalur edhe tek akuzat qe opozita ka bere dhe po ben ditet e fundit, ndaj perurimeve te qeverise. Pavaresisht ketyre akuzave, kryeministri ka deklaruar se cdo qytetar eshte i vetedijshem dhe i informuar tashme, per punen e madhe qe ka bere qeveria per ndertimin e veprave te medha, te cilat cdo dite po i ndryshojne pamjen Shqiperise. "Jeni deshmitare qe, ne nje hark kohor 5-vjecar, ne kete vend, jane ndertuar mbi 9 mije km rruge. Ju jeni deshmitare qe, nje hark kohor 5-vjecar, jane ndertuar dhe rindertuar mbi 1200 shkolla. Shqiptaret jane deshmitare se, ne nje hark kohor 5-vjecar, 98 % e tyre furnizohen me uje te rrjedhshem. Sot, si ne asnje vend tjeter te Evropes, rroga mesatare eshte dyfishuar. Si ne asnje vend tjeter te Evropes, pensionet minimale jane dyfishuar", tha Berisha. "E tera kjo,- shtoi kryeministri,- eshte rezultat i lumenjve te djerses qe shqiptaret derdhin, por edhe e reformave te qeverise dhe perdorimit me transparence te parave tuaja". Kryeministri nenvizoi faktin se qeveria dhe mazhoranca nuk merren me shpifjet e opozites, por punojme per ndertimin e ketij vendi. "Perkundrejt makinerise se shpifjeve, te trillimit dhe nihilizmit, le te vazhdojme ne ndertimin cdo dite, cdo jave, cdo muaj, te veprave te Shqiperise evropiane. Le t'u pergjigjemi ne shpifjeve, trillimeve, mashtrimeve, me vepra dhe vetem me vepra", eshte shprehur kryeministri. Duke kujtuar nje historik te shkurter te qendrimeve te opozites, Berisha tha se shqiptaret mjaftojne te kujtojne seancen parlamentare te para nje viti, ku diskutohej buxheti, pjese e te cilit ishte miratimi i korridorit Tirane-Elbasan, per te kuptuar betejen politike te opozites, deri ne 5 te mengjesit, te cilet bene gjithcka per ta bllokuar ate buxhet, me qellim pengimin e ndertimit te kesaj rruge te rendesishme. "Nje e katerta e punimeve ne korridorin Tirane-Elbasan perfundon ne nje hark kohor te shkurter, por nuk mund te mos kujtoj ketu, nje nate te gjate ne Parlamentin shqiptar, nata me e gjate ne karrieren time politike ne Parlament, kur me perpjekjet me te jashtezakonshme, ata te cilet perdoren pushtetin e tyre per te bllokuar statusin e vendit, bene gjithcka, deri ne oren 5 te mengjesit, per te bllokuar buxhetin per korridorin Tirane-Elbasan", tha kryeministri.

Perfundon kilometri i pare i tunelit te Kerrabes

Kryeministri Berisha ka inspektuar dje, ecurine e punimeve ne kilometrin e pare te hapur te tunelit te Kerrabes, ne korridorin rrugor Tirane-Elbasan. Kryeministri u njoh nga afer me punimet brenda tunelit dhe falenderoi drejtuesit e kompanise dhe punonjesit, qe brenda pak muajve arriten te realizonin 1/4-tat e punimeve te ketij tuneli. Pas inspektimit, te te dy kaheve te tunelit, Berisha ne menyre simbolike ka shtypur butonin e detonimit, per shperthimin e mases shkembore ne tunel dhe vijimin e metejshem te punimeve. Gjate nje takimi te shkurter me banoret e zones, kreu i qeverise u ka premtuar atyre se me ritmet qe po punohet, shume shpejt rruga do te perfundoje, edhe me shpejt sesa afatet, duke shkurtuar keshtu distancat mes dy qyteteve te medha, te cilat tashme do te jene me afer se kurre. "Por,- tha kryeministri,- ky segment i rendesishem do te shkurtoje me se paku 50 minuta edhe distancen mes Shkupit dhe Tiranes, ndersa per transportin e rende, e shkurton kohen per nje ore e gjysme." Berisha e cilesoi korridorin Tirane-Elbasan, si segmentin me te veshtire, por me te rendesishem te Korridorit te 8. Kryeministri shtoi se pas perfundimit te ketyre veprave, shqiptaret kudo qe ndodhen do te udhetojne ne rruget e tyre, te standardeve me te larta evropiane, do te arrijne ne kryeqytetin e tyre ne kohen me te shkurter. "Ne jemi te vendosur te vazhdojme ta bejme Shqiperine me infrastrukturen me moderne. Ne besojme se energjia e zhvillimit te vendit kerkon, para se gjithash dhe mbi te gjitha, infrastrukture rrugore moderne. Energjia e tregut do te mund te coje perpara Shqiperine, vetem duke garantuar korridore dhe rruge me te mira per te", tha Berisha. Kryeministri nenvizoi faktin se korridori Tirane-Elbasan eshte nje nga korridoret me te rendesishem te rajonit, sepse ne te vertete, ky eshte edhe korridori me i veshtire, por me i rendesishmi i Korridorit te 8. "Ne perfundojme te paret segmentin me te veshtire te Korridorit te 8 dhe mbetemi te gatshem te ecim drejt Librazhdit dhe Qafe-Thanes dhe ne besojme se Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria, me ndihmen e miqve dhe partnereve dhe me perpjekjet e tyre, me buxhetin e tyre, duhet te ndertojne kete korridor qe afron me shume se cdo gje tjeter, tregjet e medha te Evropes me tregjet e Azise, kete korridor qe ndjek rrugen e hershme te Egnatias, kete korridor qe do t'i jape nje dimension te ri, te madh, tregut ne teresi", u shpreh kreu i qeverise.

Tuneli Tirane-Elbasan, pjese e Korridorit te 8

Punimet e tunelit po realizohen nga kompania greke AKTOR.SA, me nje vlere rreth 101 milione dollare dhe jane investim i buxhetit te shtetit dhe Bankes Islamike per Zhvillim. Tuneli do te jete me dy tuba, me nga dy korsi secila, me gjeresi 8 metra dhe lartesi 5 metra, per secilin tub. Tuneli se bashku me akset rrugore, para dhe pas tij, jane respektivisht me gjatesi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra dhe do te formesojne nje rruge te re, te rendesishme, e cila shkurton distancen mes Tiranes dhe Elbasanit ne 29.7 kilometra, duke e pershkruar ate vetem ne 18 minuta. Rruga do te kete nje gjeresi prej 28,2 metrash, me 6 korsi, si dhe rreth 1,7 kilometra ura dhe viadukte. Gjithashtu, rruga ka shume mbikalime dhe nenkalime, si dhe parashikon sistemimin e shtratit te lumit Kushe, duke zgjidhur dhe nje problem per tokat bujqesore te fermereve te kesaj zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›