E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE

Kombi shqiptar eshte nje dhe i pandare. Kjo ishte deklarata qe beri kryeministri Berisha, dje ne Kosove, ne viziten e tij te pare pas shpalljes se pavaresise. Ne konferencen e perbashket per shtyp, me homologun e tij kosovar, Hashim Thaci, Berisha deklaroi se sfida kryesore e dy shteteve, qe i perkasin nje kombi, eshte kapercimi i ndarjes se padrejte. "Kombi eshte nje dhe i pandare, ne shpirtin dhe identitetin e tij. Nuk mund te behet fjale per dy kombe shqiptare, dy kombe serbe apo dy kombe kroate. Eshte detyre, per te mos thene domosdoshmeri e qeverise shqiptare dhe qeverise se Kosoves, te bashkepunojme ngushtesisht, per kapercimin e pasojave te ketyre ndarjeve", deklaroi Berisha. Por ai nuk pranoi ta konsideronte veten si lider i kombit, teksa theksoi se e ndjente veten nje qytetar i lire shqiptar, i cili kishte pasur fatin te shihte te realizuara endrrat me te medha te kombit. Sipas kryeministrit, Kosova e lire ishte realizimi me i madh i shqiptareve, ne historine e tyre. "E ndjej veten nje qytetar te lire shqiptar, qe pati fatin e jashtezakonshem te shohe endrrat e medha te kombit te realizuara. Ne na takoi fati i madh te perjetojme shnderrimin ne realitet te endrres se lirise", theksoi Berisha, duke vleresuar perpjekjet e shqiptareve ne shekuj, drejt realizimit te kesaj endrre. "Shume vende e cilesojne njeri-tjetrin si vellezer dhe ne bote, dy vendet qe kane me se te drejte te quhen te tille jane Shqiperia dhe Kosova",-tha Berisha. Por sipas kreut te qeverise, tashme rendesi te madhe kishte per te dy shtetet vellezer ecja se bashku, ne rrugen drejt integrimit te Bashkimit Evropian. Duke lene pas historine, Berisha tha se e shkuara sado problematike, mbetet pas, por sot eshte e rendesishme ngritja e nje te ardhme te perbashket evropiane. "E gjithe lufta dhe perpjekjet e shqiptareve kudo qe jane, ne Shqiperi, Kosove e kudo, eshte qe te kapim oren evropiane", ishte thirrja e Berishes nga Prishtina. Sipas tij, drejt kesaj sfide Kosova do te kishte mbeshtetjen e palekundur te Shqiperise. Por nga ana tjeter Berisha, pergezoi klasen politike kosovare, per vendosjen e standardeve ne vend, te cilat do t'i kishin zili edhe vendet e zhvilluara evropiane. Per te, nje rendesi te vecante kishte standardi i vendosur per respektimin e minoriteteve. Ne kete kuader, Berisha shprehu bindjen se se shpejti Kosova do te behej pjese e organizatave te rendesishme nderkombetare dhe do te zhvillonte nje ekonomi eficente, te afte per t'u bere balle sfidave te shumta. "Ajo qe me impresionon me se shumti, eshte se luftetaret e lirise po i ndertojne me perkushtim te madh vlerat per te cilat ata luftuan",- tha Berisha. I cili nuk ka munguar te shprehet se ecuria e njohjeve te Kosoves pas shpalljes se pavaresise se saj, ka ecur mjaft. Nderkohe qe ka garantuar se shteti shqiptar do te vijoje te loboje fort per njohje te reja.

Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia dhe Kosova, jane dy vende te cilat duhet te zhvillojne marredhenie shume te mira, me te gjithe fqinjet pa perjashtim. Sipas tij eshte e rendesishme qe marredheniet te jene ne nje nivel te larte edhe me Serbine.

Marreveshjet e lidhura mes Kosoves dhe Shqiperise

1. Marreveshja per levizjen e ndersjelle te shtetasve dhe Protokolli per qarkullimin ne zonat kufitare, u nenshkruan nga Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaci;

2. Marreveshja ne fushen e doganave u nenshkrua nga Drejtori i Pergjithshem i Doganave te Shqiperise Endri Pema dhe Zevendesministri i Ekonomise dhe Financave te Kosoves Bedri Hamza;

3. Marreveshja e bashkepunimit policor nderkufitar u nenshkruar nga Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Puneve te Brendshme i Kosoves Zenun Pajaziti;

4. Marreveshja e ripranimit te personave me qendrim te paligjshem u nenshkruar nga Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Puneve te Brendshme i Kosoves Zenun Pajaziti;

5. Marreveshja e bashkepunimit te administratave lokale u nenshkrua Ministri i Brendshem i Shqiperise Lulzim Basha dhe Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal Sadri Ferati.

Berisha, pritje madheshtore ne Prishtine

Atmosfera ne Prishtine ishte e ndezur dje per shkak te vizites dy ditore te kryeministrit Berisha. Neper rruget e kryeqytetit te Kosoves, vizita e pare e kryeministrit pas pavaresise, u shoqerua me banderola dhe me flamuj te dy shteteve vellezer. Megaposteri me shkrimin "Mireserdhe Berisha" spikaste ne qendren e Prishtines dhe dekori kuq e blu i flamujve mbulonte cdo cep. Nderkohe qe ne postera dhe banderola te tjera, teksa i uronin mireseardhjen kreut te qeverise shqiptare, njeheresh benin thirrje dhe per mbeshtetje ne procesin e njohjeve te shtetit me te ri ne bote, si dhe ne integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike. Mireseardhjen e vertete ne aeroportin e Kosoves, Berishes ia dha zevendeskryeministri Haredin Kuci, nen nje ceremoni te vecante dhe tejet solemne. Nderkohe qe parakalimin perpara truprojes ushtarake, kryeministri Berisha e ka bere me homologun e tij, Thaci. Pritje e cila ka qene me te vertete madheshtore per kreun e qeverise shqiptare. Ceremonite e kuruara mire do ta ndiqnin kryeministrin ne te gjitha takimet qe ai do te zhvillonte ne diten e pare te vizites me kreret me te larte te shtetit te ri kosovar. Presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci. Nje atmosfere e ngrohte dhe ceremoni miredashese e presin Kryeministrin Berisha edhe sot ne qytetin e Prizrenit.

INSTAT: Mars-qershor, ekonomia rritet me 5.3 %

Blerina Hoxha

Rritja ekonomike ne tremujorin e dyte te ketij viti ka kaluar sipas INSTAT edhe parashikimet me optimiste. Gjate periudhes mars -qershor, ekonomia vendase u rrit me 5.3 per qind kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2008, njoftuan dje burimet zyrtare te INSTAT. Duke ju referuar edhe te dhenave te tremujorit te pare te ketij viti, ku rritja ekonomike shenoi 6 per qind, eshte vertetuar parashikueshmeria se ritmet e rritjes ekonomike kete vit do te jene me te uleta. Deget qe kane kontribuar me se shumti ne kete rritje ishin, sipas INSTAT, Post-Telekomunikacioni me 18.1 per qind, sherbimet me 15.9 per qind dhe ndertimi me 9.8 per qind, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Nderkohe qe deget te cilat paten renie ne kete tremujor ishin industria dhe tregtia me -6.3 dhe -3.2 per qind. Me konkretisht, aktiviteti bujqesor ne tremujorin e dyte te 2009 krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare, eshte rritur me 2.7 per qind. Grupi i industrive pesoi nje renie prej 6.3 per qind ne tremujorin e dyte te 2009 krahasuar kjo me tremujorin e dyte te 2008. Nderkohe qe aktiviteti i ndertimit ne tremujorin e dyte te vitit 2009 u rrit me 9.8 per qind, krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008. Grupi tregti, hotele dhe restorante pati nje renie prej 3.2 per qind ne tremujorin e dyte te vitit 2009 krahasuar me te njejtin tremujore te nje viti me pare. Aktiviteti i transportit ne tremujorin e dyte te vitit 2009 u rrit me 1.7 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare. Dega e Post-Telekomunikacionit pati nje rritje prej 18.1 per qind ne tremujorin e dyte te vitit 2009 perkundrejt tremujorit te dyte te 2008 dhe dega e sherbimeve ne tremujorin e dyte te vitit 2009 pati rritje me 15.9 per qind, kundrejt tremujorit te dyte te vitit 2008. Shifra 5.3% krahasuar me tremujorin e dyte te nje viti me pare eshte e llogaritur pa efektet sezonale. Me konkretisht, rritja prej 5.3 per qind i tremujorit te dyte te vitit 2009 krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2008 eshte bazuar mbi serite e te dhenave tremujore te pa zhveshura nga efektet sezonale, pasi te dy keta tremujore i perkasin te njejtes periudhe kohore te vitit dhe kjo e reflekton me mire tendencen tremujore nga viti ne vit. Per shkak te periodicitetit qe kane serite tremujore, shume shpesh ato perfshihen nga levizje ne periudhen afat-shkurter, te njohura si lekundje sezonale. Keto levizje mund te shkaktohen nga nje sere faktoresh si moti, ndryshimet legjislative, punesimi sezonal (oret e punes), koordinimi i vendim-marrjeve, etj. Keto levizje tentojne qe te perseriten ne menyre te rregullt ne cdo tremujor te cdo viti. Ministria e Financave parashikon nje rritje ekonomike ne ritmet e 5 per qindeshit, ndersa Fondi Monetar Nderkombetar mbetet konservator ne parashikime, pasi sipas tij ritmet e rritjes kete vit nuk do te jene me shume se 0.7 %.

Berisha, "Medalje te arte te lirise" dhe "Doktor Honoris Causa" ne Kosove

Kryeministri Berisha u nderua ne Kosove me nje sere titujsh ne kuader te vizites se tij te pare pas pavaresise se Kosoves. Keshtu kreu i qeverise shqiptare u nderuar me "Medaljen e arte te lirise" nga ana e Presidentit te Kosoves, fatmir Sejdiu dhe titullin "Doktor Honoris Causa" nga ana e Universiteti i Prishtines. Sot Berisha pritet te nderohet edhe me titullin "Qytetar Nderi i Prizrenit". Mesditen e djeshme, presidenti Fatmir Sejdiu i dorezoi Berishes gjate seances se mbajtur ne Kuvendin e Kosoves, "Medaljen e arte te lirise", me motivacionin "Per kontributin e larte ne mbrojtje te lirise se Kosoves". Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Presidenti Sejdiu, vleresoi perkrahjen dhe kontributin e rendesishem te kryeministrit Berisha, dhene ne vite per Kosoven dhe popullin e saj. Nga ana e tij Berisha e vleresoi kete medalje si nderimin me te madh. Nje ceremoni speciale kryeministri Berisha ju rezervua gjate dorezimit te titullit "Doktor Honoris Causa" nga Universiteti i Prishtines. I emocionuar kryeministri Berisha ne fjalen e mbajtur me perpara perfaqesuesve te qeverise se Kosoves dhe akademikeve kosovare, theksoi ishte i nderuar qe merrte nje titull te tille, nga nje universitet, i cili ne jeten e tij akademike dhe politike e kishte frymezuar. "Ky universitet me ka frymezuar mua gjate jetes time me shume se cdo gje tjeter ne historine tone kombetare. Ne nje kohe kur kombi lengonte ne shtypje, pushtim, universiteti i Prishtines, studentet e tij, ngriheshin si vigane, ne rruget e ketij qyteti, per lirite dhe te drejtat e shqiptareve", kujtoi Berisha. Sipas Berishes, kjo ishte hera e pare qe ai shkelte ne kete universitet, por ai ishte "Harvardi, Sorbona, Kembrixhi i lirive te mia".

Berisha

"Interesi me i mire i serbeve ne Kosove, eshte te marrin pjese ne zgjedhje, te zgjedhin perfaqesuesit e tyre, te perfitojne nje shans ne vendosjen e standardeve te shkelqyera te perfaqesimit, te lirive dhe te drejtave te minoriteteve".

Sejdiu e Thaci: Kontributi i Shqiperise, i vecante

Lideret kosovare vleresuan ne takimet e djeshme me kryeministrin Berisha dhe kontributin e vecante te qeverise se Tiranes, per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe ne procesin e lobimit per njohjen e shtetit me te ri ne bote. Po keshtu, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe Presidenti Fatmir Sejdiu, e konsideruan viziten e pare te Berishes pas pavaresise ne Kosove, si privilegj dhe ogur i mire per intensifikimin e marredhenieve mes dy vendeve vellezer. Kryeministri i Kosoves, Thaci deklaroi se mbeshtetja e Berisha dhe qeverise qe ai drejton, ne forcimin e shtetit te Kosoves, ishte nje kontribut shume i cmuar. Sipas tij, Kosova po bene te gjitha perpjekjet per te ecur perkrah Shqiperise, ne kuader te reformave te brendshme, po keshtu edhe ne ceshtjet e integrimit dhe levizjes se lire te qytetareve te saj. Ne kete linje, edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu theksoi se ndihma e pakursyer qe po jep Shqiperia, ne kuader te forcimit te shtetit te ri te Kosoves eshte nje ndihme e cmueshme. "Eshte nje privilegj i vecante per udheheqesit e institucioneve te vendit qe pikerisht, ne kete kohe te zhvillimeve kaq te bujshme, kryeministri Berisha dhe shteti shqiptar e siguron Kosoven per nje mbeshtetje te fuqishme edhe ne procese te reja dhe te rendesishme, qe do t'i kaperceje", deklaroi Presidenti Sejdiu. Sipas tij, anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe rruga e saj gjithmone edhe me e afert drejt Bashkimit Evropian, e bejne vendin tone me nje peshe te rendesishme ne rajon dhe me gjere, te afte per t'u bere nje ze i forte, ne mbrojtje te interesave te Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›