E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, "larg duart" nga kutite

Partia Socialiste apeloi dje ndaj kryeministrit te Shqiperise, qe te mos preke fletet e votimit, perndryshe do te konsiderohet si nje shprehje e dhunes ndaj opozites. Permes nje komunikimi per mediat, lideri i socialisteve Edi Rama, deklaroi dje se Berisha te kuptoje se shurdheria ndaj kerkesave legjitime te socialisteve, per te normalizuar jeten parlamentare te vendit, vetem po e rendon dhe do te rendoje akoma me shume pergjegjesine e tij. Ai theksoi se te shtunen pasdite me 10 tetor, populli opozitar do t'ia beje kete apel kryeministrit pa legjitimitet edhe perpara zyres se tij. Nderkaq, nje gje e tille eshte vendosur paraditen e djeshme midis zyrtareve te larte socialiste, si Majko, Leskaj, Rama, Brace etj. Pas mbledhjes se perbashket, u vendos qe protesta do te zhvillohet te shtunen ne oren 17:00 perpara kryeministrise. "I bej apel Sali Berishes, te kuptoje se prekja e kutive te votimit apo, largqofte per te e per ushtarin e tij fanatik ne krye te KQZ-se, asgjesimi i kutive, nderkohe qe ne kerkojme hapjen e tyre, jo vetem qe nuk do ta shpetoje kete pushtet te korruptuar e korruptues, nga perballja me te verteten e popullit opozitar, por perkundrazi do te konsiderohet prej nesh si nje shprehje e patolerueshme e dhunes ndaj opozites", apeloi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Njekohesisht, duke iu drejtuar kundershtarit te tij politik, lideri i selise roze, u shpreh se Partia Socialiste nuk hyne ne Parlament pa u plotesuar kerkesa e patjetersueshme per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Sipas tij, me te gjithe opoziten socialistet do te pershkallezojne manifestimin e protestes, per shkeljen e ligjit qe garanton hapjen e kutive te votimit. "Manifestimi opozitar i se shtunes, 10 tetorit, eshte vetem fillimi i nje perpjekje qe ne do ta shtrijme ne cdo rruge te vendit, ne qofte se pushteti i lindur nga grabitja e votave nuk hap kutite e 28 qershorit", paralajmeroi kryesocialisti. Ai theksoi se te shtunen, me 10 tetor, e gjithe opozita, paqesisht por me shume force, do te protestoje per t'i dhene fund cdo lloj dhune mbi voten e mbi njerezit qe pasivisht, po vazhdojne te hiqen nga puna per shkak te bindjeve e perkatesive te tyre politike. "I bej apel Sali Berishes te kuptoje se nuk mund te vazhdoje te tallet me shqiptaret, duke u thene perdite se opozita po pengon heqjen e vizave. Sepse shqiptaret jane paralajmeruar prej nesh, kohe me pare, qe me Sali Berishen e me pushtetin e tij, Shqiperia do te mbetej sic mbeti, jashte programit te heqjes se vizave, ku u futen Serbia, Mali i Zi e Maqedonia", drejtoi thirrjen Edi Rama. Protestat jane paralajmeruar pak dite me pare nga kryetari Rama, te cilat do te vijojne deri ne gjetjen e zgjidhjes se kerkesave te socialisteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›