Mosndryshimi dhe respektimi i kufijve
Ju burrat dhe grate, te rinjte dhe te rejat e Kosoves, me sakrificat dhe perpjekjet tuaja mbinjerezore shnderruat ne realitet endrren me te lashte, me fisnike, me te bukur me sublime te njeriut te qyteteruar, endrren e lirise, kurse ata qe dikur me zinxhiret e tankeve u versulen mbi parlamentin tuaj perfunduan ne galerat e historise. Kosova, ne 130 vitet e fundit, ka qene gjithnje djepi i levizjeve te medha kombetare emancipuese te kombit shqiptar, i Lidhjes se Prizrenit dhe kryengritjeve te medha qe sollen Pavaresine e Shqiperise. Por, Kosova e lire dhe e pavarur, eshte faqja me e ndritur ne historine e kombit eshte kryevepra e tij politike me madheshtore qe nga koha e Skenderbeut, gjer ne ditet e sotme. Prandaj dhe fjalet e para qe burojne nga zemra dhe shpirti im jane nje nderim dhe mirenjohje te thelle e te pakufishme per ju, baballaret dhe gjysherit tuaj, per qindra dhe mijera burra dhe gra, martire te kesaj toke qe me sakrificat, qendresen epike per liri, dinjitet njerezor dhe kombetar, qe nga viti 1878 gjer ne fundin e shekullit qe shkoi, fituan pavdekesine, duke bere qe drita e lirise dhe flaket e saj te mos shuhen kurre ne Kosove dhe qe sot, kombi yne ne teresi dhe cdo shqiptar ne vecanti, te jete i lire dhe te fitoje dinjitetin qe meriton. Liria eshte shpirti i vertete i nje kombi. Njelloj si shpirti, liria kombetare eshte nje dhe e pandare. Sot jemi te lire, lavdi Zotit.
As dhe nje komb tjeter ne Evrope nuk ka patur te shkuar me te veshtire, me dramatike dhe te dhimbshme, se sa kombi shqiptar. Historia, ne te shkuaren madje edhe te afert te saj, u soll si nje njerke e pameshirshme ndaj nesh. Ajo na rezervoi ne, shqiptareve, pushtime te gjata, spastrime cnjerezore, copetime te medha, racizma primitive ksenofobi te egra, diktatura orvelliane. Ajo na rrembeu toka dhe territore, e pasuri, mori qindra e mijera jete njerezish por me keq akoma na vrau kohen, na grabiti te ardhmen. Mirepo ne jo vetem mbijetuam, por dhe fituam, arritem te mbrojme dhe mbrujme vokacionin tone perendimor, identitetin tone kombetar. Ne, me ne fund, hyme ne rrugen e ndertimit te se ardhmes qe meritojme. Ne, vertet jemi nje komb i ndare ne disa shtete, por sot jemi te lire, te bashkuar ne idealin tone evropian, dhe te vendosur qe hijet e te shkuares te mos zbehin driten e te ardhmes sone evropiane. Sot, ne bindjen time me te thelle, interesi jetik kombetar per cdo shqiptar kudo qe jeton, eshte mosndryshimi dhe respektimi i kufijve aktuale nderkombetare te rajonit dhe konsolidimi i pavaresise se Kosoves, nepermjet njohjes se metejshme nderkombetare te saj dhe te ndertimit te demokracise se bazuar ne vlerat e tregut, integrimi i Shqiperise ne BE dhe perspektiva e sigurt dhe integrimi Euroatlantik dhe Europian i Republikes se Kosoves, pra eshte bashkimi yne ne Evropen e bashkuar. Keto konfirmoj se jane dhe interesat me te medha dhe jetike kombetare te shqiptareve. Prandaj dhe per Shqiperine, per Kosoven, integrimi evropian dhe Euroatlantik jane dhe do te mbeten ylli polar, qe ndricon rrugen e te ardhmes sone.
***
Qeveria shqiptare eshte e vendosur te ndihmoje qeverine e Kosoves ne perpjekjet e saj ne sistemin e personave te shperngulur. Marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves po zhvillohen dhe intensifikohen cdo dite ne interesin me te mire te qytetareve tane.
Shqiperia dhe Kosova jane dy vende vellezer. Ata jane dy vende te ndryshme, por jo, kurre te huaja per njeri-tjetrin. Ata me nje bashkepunim te gjithanshem, partneritet vellazeror, duhet te kapercejme pasojat e gjithanshme te ndarjes shekullore, bazuar ne proceset dhe standardet me te mira te integrimit Evropian. Shqiperia do ti jape Kosoves te gjithe ndihmen per integrimin e saj ne NATO dhe proceset integruese evropiane.
Une kam bindje se marredheniet e ngushta midis Shqiperise dhe Kosoves jane interesi me i mire i bashkepunimit rajonal dhe me gjere. Dy vendet tona, me vepra duhet t'ju provojne fqinjeve dhe te gjithe vendeve te tjera, mike dhe partnere, dy vende te pavarura ne teresi te banuara nga shqiptaret, jane dhe do te jene per to, dy miq te vertete ne rajon. Ne nuk duhet te harrojme per asnje moment se shqiptaret, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove jemi me kohehumbur me shume se te gjithe te tjeret ne rajon dhe me gjere. Per ne eshte jetike dhe vendimtare te kapim oren evropiane, oren globale. Sigurisht qe dhimbjet, vuajtjet, sakrificat ne do t'i nderojme. Ato nuk harrohen, por ne asnje rast, nuk mund te pengojne apo veshtiresojne bashkepunimin miqesor me vendet e rajonit dhe vendet e tjera. Historia na ka imunizuar nga komplekset. Fobia ndaj shqiptareve eshte thjesht nje atavizem qe nuk i vlen me askujt. Shqiptaret dhe serbet, jam i bindur se do te gjejne kurajen, mencurine per nje kapitull te ri ne marredheniet midis tyre ne interesin me te mire te vendeve dhe kombeve por dhe rajonit ne teresi. Shqiperia eshte e gatshme te punoje me vendosmeri per te.
* Nga fjala e mbajtur dje, ne Kuvendin e Kosoves