Sekui Ka progres ne zbatimin e 12 rekomandimeve

Në ditën e dytë takimi konsultativ i palës shqiptare me atë të Komisionit Europian diskutuan 4 prioritetet e para të Bashkimit Europian, ato që, kanë të bëjnë me pjesën më të nxehtë të debatit politik, siç janë reforma zgjedhore, rregullat dhe procedurat e Parlamentit. Në prani të anëtarëve të komisionit të reformës dhe të grupit të punës për ndryshimin e Rregullores, ambasadori i Komisionit Europian Sequi, konstatoi se ka arritje, të cilat duhet të vijojnë me një pune dhe vullnet të përbashkët politik që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
“Ka patur progres, ecuri në një sërë fushash, si në procesin e reformës zgjedhore. Nuk do të flas këtu për historikun e arritjeve gjithsesi mendoj që është e nevojshme të ketë progres për reformën elektorale, duhet të shtojmë përpjekjet në mënyrë që të arrijmë afatet. Procedurat parlamentare dhe grupi i punës ka ecur me një hap më të ngadalshëm , por mendoj se është e rëndësishme të rritet energjia në këtë aspekt. Në përgjithësi kemi arritje: kemi folur për miratimin e një sërë ligjesh që kërkon një mazhorancë të cilësuar. Jam i mendimit që duhet të mbështetemi në këto arritje. Jam i sigurtë që me angazhim të fortë, me punën tonë të përditshme, të arrihen rezultatet që ne dëshirojmë”-tha Sekui
Ministrja e Integrimit Bregu tha se komisionet e përkohshme të Kuvendit do të rifreskojnë detajet e punës që është bërë deri tani dhe afateve kohoore në të cilat këto reforma mendohet të përmbyllen, duke shpresura që mesazhi kryesor i takimit konsultativ do të jetë rikonfirmimi i vullnetit politik për të çuar përpara këto dy reforma
“ Reforma të cilat mund të qëndrojnë fare mirë edhe jashtë 12 pikëshit të Planit të Veprimit, por që përmbushja e tyre, serioziteti dhe për më tepër dëshira dhe vullneti politik për të mos bllokuar me arsye jo të rëndësishme ato që janë dy reforma le të themi kryesore kryesisht elektorale të jetë dominusese “- u shpreh Bregu
Ministrja Bregu si koordinatore e këtij procesi bëri thirrje që fryma mes palëve të jetë konstruktive, pasi sikundër ajo u shoreh, e kundërta i dëmton të gjithëve, qyetarët dhe axhendën e integrimit europian për Planveprimin e rishikuar me të cilin prej dy ditësh po njihen përfaqësuesit e Komisionit Europian, kanë bashkëpunuar qeveria, komisioni parlamentar i integrimit, shoqëria civile dhe ekpsertë të vetë KE-së.