E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker sot ne Tirane takime me zyrtare te larte

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ndodhet sot në Tiranë. Ambasadori Reeker pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit, përkatësisht me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.

Pritet që zhvillimet më të fundit në vend, si dhe ato të pritshme gjatë vjeshtës, do të jenë në fokus të diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan, i cili pritet të japë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.
Zëvendësndihmesi i Sekretares amerikane te shtetit për Europën dhe Euroazinë, pritet të diskutojë dhe të përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi zhvillimet e rëndësishme politike në vend. Përpjekjet e qeverisë shqiptare në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, por edhe zhvillime të tjera politike, parashikohet të jenë temë e bisedimeve mes zyrtarit amerikan dhe krerëve të shtetit dhe politikës. Mësohet se diskutimet do të përqendrohen edhe mbi rolin që Shqipëria ka në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit. Zoti Riker, gjatë javëve të fundit ka vizituar disa vende të rajonit të Ballkanit

Gjithashtu zoti Riker do të marrë pjesë sot edhe në konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)".

Zoti Reeker do të bëjë vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, post ku zëvendësoi Thomas Cauntryman.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›