E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaga triumfon në MTV Europe Music Awards 2011

BELFAST- Ylli i muzikës amerikane, Lady Gaga, rrëmbeu trofetë më të rëndësishëm gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve të MTV Europe mbajtur ne Belfast mbrëmjen e së dielës.

25-vjecarja Gaga mori cmimin për këngëtaren më të mirë femër, këngën më të mirë, videon më të mirë dhe cmimin e adhuruesve.

Dy cmime i mori edhe këngëtari i ‘shndërruar’ në idhullin e adoleshentëve, Justin Bieber. Edhe këtë vit, pjesa më e madhe e cmimeve të ndara në Europë shkuan për artistët amerikanë, si Eminem apo Thirty Seconds to Mars.
Ndërkohë, grupi i suksesshem britanik Coldplay prezantoi disa prej këngëve të albumit më të ri të hedhur në treg.

ÇMIMET KRYESORE TË MTV EUROPE MUSIC AWARDS 2011

Kënga më e mirë
Lady Gaga "Born this way"

Artistja më e mirë e vitit
Lady Gaga

Videoja më e mirë e vitit
Lady Gaga "Born this way"

Biggest Fan
Lady Gaga

Artisti më i mirë i vitit
Justin Bieber

Artisti më i mirë pop i vitit
Justin Bieber

Titulli më i mirë Rock
Linkin Park

Muzika më e mirë Hip-Hop
Eminem

Best Live Act
Katy Perry

Grupi më i mirë botëror
Big Bang
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›