Berisha Shqiperia e zhvilluar me rini aktive
Kryeministri Sali Berisha priti ne takim rreth 50 nxenes te klasave te 9-ta nga Tirana Kukesi e Vlora pjesemarres ne projektin Ndertimi i nje qytetarie aktive te ndermarre nga OSBE-ja ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe te Shkences me synim forcimin e nje qytetarie aktive permes sistemit te arsimimit. Kryeministri Berisha pyetjes se bere nga nxenesit se cfare do te thote Shqiperi e zhvilluar ai iu pergjigj se Shqiperia vend i zhvilluar nenkupton nje zhvillim te gjithanshem te vendit por edhe nje zhvillim qe ka per rezultante vendosjen e Shqiperise ne grupin e vendeve me te ardhura te larta ne bote ndersa theksoi se kujdesi per femijet dhe vaksinimi shume te larte. Bashkimi Evropian ka standarde te shkelqyera te ruajtjes se mjedisit. Ketu ka nxenes nga Vlora dhe ju e pate zhurmen qe u be per termocentralin. Grupe mjedisore protestonin. Kur u ndertua termocentrali rezultoi se ai e kishte ndotjen dy here me te vogel sesa lejonte ligji dhe kjo e monitoruar nga shoqeria civile - u shpreh Kryeministri Berisha. Lidhur me projektet e radhes per rinine kreu i qeverise tha se rinia eshte potenciali absolut me kryesor duke theksuar se ajo qe do te perpiqet te behet eshte krijimi i vendeve te punes dhe nxitja e mjedisit me te mire per vende pune dhe biznese. Sipas tij brenda 2-3 viteve sepse Shqiperia do te kete nje infrastrukture nder me modernet dhe do te beje te mundur shfrytezimin e potencialeve te medha te gjithanshme te vendit do te beje te mundur krijimin e vazhdueshem te vendeve te punes te investimeve kudo. Ndersa pyetjes se ku do te perqendrohen synimet per 2012-n ai iu pergjigj se se pari ne infrastrukture per ndertimin e rrugeve te reja dhe asfaltimin e Shqiperise dhe se dyti Shqiperi dixhitale e cila eshte perparesi absolute. Dje publikoi te dhenat nje organizate boterore per internetin dhe Shqiperia kishte dinamizmin e dyte ne bote per rritjen e tij. E dini qe ne Facebook ju lini prapa 17 vende te Bashkimit Evropian ne perqindjen e Evropes Ne po bejme gjithcka qe ne cdo familje tuajen te kete internet me baze super te gjere - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Ndersa si objektiv te trete ai permendi se Shqiperia do te behet nje kopsht i bukur. Ai tha se Shqiperia 20 per qind te tokes e ka fushe dhe gjithe pjesen tjeter e ka kodra dhe male.