Ligjvenesit demokrate Topit Dekretet te jene ne perputhje me Kushtetuten

Hera e pare qe nga viti 91 qe nje dekret merr vetem nje vote Propozimi per KLSH-ne ne kundershtim me ligjin themelor te shtetit
Cdo dekret qe vjen ne Kuvend duhet te jete ne perputhje me Kushtetuten. Ko eshte keshilla qe deputetet e djathte te Komisionit te Ligjeve i japin Presidentit Bamir Topi pas rrezimit ne Kuvend te dy dekreteve te tij. Propozimi i Topit per kreune Kontrollit te Larte te Shtetit mori vetem nje vote. Ligjvenesit demokrate theksojne se ky propozim ishte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese. Ne muajin maj te ketij viti Gjykata Kushtetuese beri interpretim te neneve te ligjit themeltar te shtetit duke percaktuar se cdo propozim duhet me pare te konsultohet me Kuvendin.
Kerkesa per Topin
Deputetet demokrate te Komisionit Parlamentar te Ligjeve i kerkojne Presidentit qe cdo propozim qe kerkon miratimin e Kuvendit duhet ta beje ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese. Diten e enjte per here te pare ne historine e Parlamentit shqiptar qe nga viti lsquo91 nje dekret ne Kuvendin e Shqiperise mori vetem nje vote - thuhet ne deklaraten e ligjvenesve demokrate. Sipas tyre ky ishte votimi per kandidatin per kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit te dekretuar nga Presidenti i Republikes. Deputetet e Ligjeve mendojne se ky propozim i Presidentit te Republikes ishte ne kundershtim te hapur me Kushtetuten dhe jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese. Deputetet demokrate te Komisionit te Ligjeve duke respektuar Presidentin e Republikes i kerkojne atij qe cdo propozim qe kerkon miratimin e Kuvendit duhet ta beje ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese ne menyre qe te respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese te vendit - perfundon deklarata e tyre. Ne qershor te ketij viti gjykata pasi mori ne shqyrtim nje kerkese te 1/5 se deputeteve te Kuvendit te Shqiperise per interpretimin perfundimtar te nenit 125 pikat 1 dhe 2 i nenit 136 pikat 1 dhe 5 vetem per gjyqtaret e Gjykates se Larte i nenit 125 pika 3 te Kushtetutes se Republikes te Shqiperise argumentoi Gjate ushtrimit te kompetencave kushtetuese per emerimin e gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese Presidenti i Republikes dhe Kuvendi i Republikes se Shqiperise jane interpretuesit e pare te normes kushtetuese prandaj bazuar ne parimin e luajalitetit kushtetues duhet te bashkepunojne per percaktimin e kritereve ligjore ne perputhje me kerkesen kushtetuese per kualifikim te larte per te siguruar nje perberje cilesore te kesaj gjykate. Ndersa ne interpretimin e nenit 125/3 te Kushtetutes thuhet Parashikimi i nenit 125/3 te Kushtetutes perben nje parim organizativ i bazuar ne vecorite specifike te procesit kushtetues dhe qe ka per qellim ruajtjen ne perberje te Gjykates Kushtetuese te nje shumice prej dy te tretave te anetareve ne detyre duke bere te mundur krijimin e nje pervoje juridike te posacme ne fushen e gjykimit kushtetues. Kjo pervoje e perftuar nga gjykata duke qene se ka nje ndikim te drejtperdrejte ne cilesine e vendimmarrjes se saj konsiderohet nje vlere e mbrojtur nga Kushtetuta.
Vendimi nr. 24 date 9.6.2011 i Gjykates Kushtetuese23. Gjykata vlereson se Presidenti dhe Kuvendi gjate ushtrimit te kompetencave te tyre kushtetuese jane interpretuesit e pare te normes kushtetuese dhe percaktimi nga ana e Gjykates i kritereve qe duhet te plotesoje nje kandidature con ne marrjen nga kjo e fundit te kompetences kushtetuese te secilit prej ketyre organeve. Ne kete kuptim Presidenti dhe Kuvendi bazuar ne parimin e luajalitetit kushtetues duhet te bashkepunojne per percaktimin e kritereve ligjore ne perputhje me kerkesen kushtetuese per kualifikim te larte ne funksion te sigurimit te nje perberjeje cilesore te Gjykates Kushtetuese.
C. Per interpretimin e nenit 125 pika 1 dhe nenit 136 pika 1 te Kushtetutes
24. Gjykata veren se per permbajtjen e neneve 125/1 dhe 136/1 te Kushtetutes te cilat parashikojne se gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti me pelqimin e Kuvendit ajo eshte shprehur ne vendimin e saj nr. 2 date 19.01.2005 e vene ne levizje me kerkese te Presidentit.
25. Ne keto kushte per kete pjese te kerkeses Gjykata rikonfirmon qendrimin e saj se pelqimi qe kerkojne normat e mesiperme kushtetuese nenkupton nje lloj konsensusi midis dy organeve kushtetuese qe perfshihen ne procesin e emerimit te gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte. Pjesemarrja e Kuvendit ne kete proces ka per qellim balancimin e kompetences se Presidentit ne emerimin e gjyqtareve dhe kjo vjen ne harmoni edhe me parimin e ndarjes dhe te balancimit ndermjet pushteteve te parashikuar ne nenin 7 te Kushtetutes. Ne kete veshtrim pjesemarrja e Kuvendit ne procesin e emerimit te gjyqtareve qe shkon tej nje kontrolli juridik te procesit eshte ne harmoni te plote me natyren politike te ketij organi.
Reagon Topi Presidenti dhe Kuvendi rol te njejte per emerimePresidenti i Republikes Bamir Topi reagon menjehere pas kerkeses se ligjvenesve demokrate per te respektuar Kushtetuten gjate propozimeve te tij per kreret e institucioneve.
Ne nje qendrim zyrtar nepermjet keshilltareve ligjore sqarohet se Presidenti i Republikes gjate gjithe veprimtarise se tij ka qene konsekuent ne zbatim te kompetencave te tij e ne perputhje me dispozitat kushtetuese dhe ne asnje rast Presidenti nuk eshte gjendur nga Gjykata Kushtetuese ne kundershtim me keto dispozita. Sipas Presidentit vendimi i Gjykates Kushtetuese nr. 2 date 19.1.2005 ne teresine e tij i eshte pergjigjur kerkeses se paraqitur para saj se cila eshte pergjegjesia roli dhe pozicioni i Presidentit te Republikes dhe i Kuvendit te Shqiperise ne rastet e emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe anetareve te Gjykates se Larte. Ky vendim ka percaktuar ne pjesen arsyetuese te tij se te dy institucionet si Presidenti i Republikes ashtu edhe Kuvendi i Shqiperise kane pergjegjesi dhe rol te barabarte ne rastet e emerimeve te tilla. Asnje nga institucionet nuk mund te kete epersi ne vendimmarrjet e veta pasi te tilla emerime kerkojne bashkepunim midis institucioneve - shpjegojne juristet e Presidences. Sipas tyre vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk ben fjale per konsultime paraprake midis institucioneve por per bashkepunim institucional. Ne gjykojme se emerime te tilla nuk mund te kerkojne konsultime paraprake jo vetem sepse vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk e kerkon dicka te tille por edhe sepse parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve presupozon respektim te kompetencave te secilit institucion dhe jo konsultim paraprak - thuhet me tej ne deklaraten e tyre. Ata perfundojne argumentin duke shtuar se nje debat i hapur i Kuvendit mbi dekretet e Presidentit te Republikes eshte i rendesishem per ti dhene Presidentit informacionin e nevojshem per arsyet e refuzimit te dhenies se pelqimit arsye te cilat do ta lejonin Presidentin qe ne te ardhmen te dergoje ne Kuvend kandidatura te pranueshme nga Kuvendi.