Berisha: Shqipëria hapësirë transiti për gazsjellësit
26/08/2010 Kryeministri Berisha flet për projektin e gazifikimit të vendit
Shqipëria pritet të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të kalimit të gazsjellësit që shkon në Evropën Perëndimore. Kryeministri Sali Berisha ka pohuar gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë se vendi ynë është një nga vendet e pakta që nuk ka një sistem tërësor të përdorimit të gazit nga konsumatorët, si një alternativë shumë e rëndësishme energjetike. Por, ai theksoi se ekziston një gatishmëri e madhe në drejtim të përdorimit të gazit dhe një progres shumë të madh në uljen e kostove, në sistemin e tij. Sipas tij, politika e gazifikimit të vendit duhet të ecë me shpejtësi. “Shqipëria është vend kryesor transit i një prej gazsjellësve kryesorë të Evropës, atij Transadriatik, që sjell gazin e Kaspikut drejt Evropës Perëndimore. Ky projekt është më afër, se të gjithë projektet e tjera të gazit, për t’u shndërruar në realitet. Janë zgjidhur problemet e shumta dhe komplekse dhe është e rëndësishme se rezervat në burimin e këtij gazsjellësi janë dhjetëfishuar, me zbulimet e fundit në ato zona. Por ka një vullnet të qarta nga vende mike që edhe ai që quhet “South Stream” apo rryma jugore, që kalon nga Igumenica, Greqi, drejt Italisë, të ketë një degë drejt Vlorës. Është një marrëveshje midis GAZPROM dhe ENI”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Ai bëri me dije se përveç këtyre gazsjellësve të mëdhenj evropianë, qeveria ka punuar me insistim për impiante të përdorimit të gazit të lëngët. Kryeministri veçoi zonën e Semanit, si më të e përshtatshmen e të gjithë pellgut të rajonit, për ndërtimin e një impianti rigazifikues të gazit të lëngshëm, me potenciale shumë të mëdha drejt Shqipërisë, Italisë, vendeve të bregut të Adriatikut dhe më gjerë.