Inspektorati i Punës mbikëqyrje institucioneve
26/08/2010 Vendim i Këshillit të Ministrave
Inspektorati Shtetëror i Punës do të bashkëpunime me të gjitha institucionet në varësi të ministrive, në bazë të rregullave të përcaktuara në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Në vendim theksohet se inspektorati do të bashkëpunojë me institucionet në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministrisë së Punëve, Publike dhe Transportit, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas vendimit, Inspektorati Shtetëror i Punës bashkëpunon me qëllim shkëmbimin e informacionit për të dhënat e subjekteve që ushtrojnë veprimtari me leje të posaçme të parashikuara në ligje të veçanta, hartimin e programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta sipas problematikës, shkëmbimin e informacionit në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin, kryerjen e studimeve për çështje të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe të shëndetit në punë. Gjithashtu, bashkëpunimi do të kryhet në rast të hetimit të aksidenteve në punë, si dhe të sëmundjeve profesionale. Po ashtu, inspektorati do të bashkëpunojë me institucionet në varësi të këtyre ministrive në lidhje me problematikat specifike. Kështu, në vendimin që i përket bashkëpunimit me institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se puna do të përqendrohet tek siguria dhe shëndeti në punë është detyrë e tyre, ku ISHP-ja do të kontrollojë zbatimin e dispozitave që lidhen me kushtet e punës, kohëzgjatjen e punës e të pushimit, pagat, si dhe punësimin e të miturve.