Berisha: Shqipëria hedh gurin e themelit për t’u shndërruar në një superfuqi të vogël energjetike rajonale
Kryeministri Berisha inauguron projektin më të madh në historinë e Shqipërisë, fillimin e ndërtimit të parkut energjetik të Lezhës, me investimin e grupit “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro
Presidenti i grupit “Marseglia”: Mund të themi se në Shqipëri, po jetojmë një revolucion të vërtetë industrial.
Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite, nё përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik nё Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MW. Ky projekt ёshtё një investim i grupit italian “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro.
Kryeministri Berisha, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё, të inauguruar nё vend, tha se Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike, nё Ballkan. Me gurin e themelit që po hedhim këtu, - tha Kryeministri - Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale. Nё kёtё kontekst, Kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll.
``Nuk ishte aspak e thjesht që. pikërisht, nё kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t`ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t`ì shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri,`` u shpreh Kryeministri.
Ambasadori italian nё Tiranë, zoti Saba D’Ellia, i pranishëm nё ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nё sektorin ekonomik dhe jo vetëm, ёshtё vërtet i veçantë. Vetëm 3-4 muajt e fundit, - tha zoti D’Ellia, - mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliard euro dhe kjo ёshtё një shifër vërtet e rёndёsishme nё mes tё krizës botërore dhe qё tregon gjallёrinё e ekonomisë shqiptare dhe aftёsinё e sipërmarrjes italiane.
Presidenti i grupit “Marseglia”, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe besimin që qeveria shqiptare u ka dhёnё nё realizimin e këtij projekti të madh, shprehu bindjen se nё shumë pak kohë, Shqipëria do të shndërrohet nё një vend eksportues i energjisë. “Nëse mendoni se nё 7 vitet e fundit janë investuar 1.5 miliard euro nё Shqipëri dhe nëse mendoni për projektet shumёmiliardёshe qё qeveria ёshtё duke autorizuar, mund të themi se po jetojmë një revolucion të vërtet industrial,” u shpreh ai.
Kryeministri Berisha theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e vendit, ndaj dhe qeveria shqiptare ka shpallur si pёrparёsi madhore një mjedis miqësor për investimet, duke e bёrё Shqipёrinё, vendin me taksat më të ulëta nё Europё. ``Unë e di, - u shpreh Kryeministri - që “Marseglia” ёshtё një grup i suksesshëm edhe nё vende me taksa të larta, por unë jam i sigurt se taksat e ulëta e kanë tërhequr atë, nё Shqipëri. Unë jam i sigurt se iniciativa “Një euro” i ka tërhequr dhe i tërheq investitorët e huaj. Ne, vërtet, u japim investitorëve sipërfaqe toke me një euro, por vlera që realizohet aty ёshtё dhjetëra e qindra milion euro.``
Fjala e plotë e kryeministrit Berisha
“Sot, ne inaugurojmë projektin më të madh që Shqipëria ka inauguruar ndonjёherё nё historinë e saj, fillimin e ndërtimit të parkut energjetik të Lezhës prej 1 miliard e 100 milion euro, investim i grupit “Marseglia”.
Vetëm 4 muaj më parë, me Kryeministrin e Italisё Silvio Berluskoni ne firmosëm 2.5 miliard euro investime italiane nё Shqipëri. Zoti Ambasador dhe tё nderuar zotërinj, shpresoj të kujtojmë se nё atë konferencë shtypi, mikut tim Silvio Berluskoni i deklarova se janë edhe 2 miliard të tjera investime nё përgatitje e sipër. Me Ambasadorin D’Ellia, zotin Marseglia inaugurojmë fillimin e punimeve për 1.1 miliard euro të shumës që deklaruam.
Zoti Ambasador, duhet të ndjehemi shumë të kënaqur, por edhe krenarë me bashkëpunimin tonë, midis dy vendeve e dy qeverive tona, por edhe nё përpjekjet tona tё pёrbashkёta personale dhe unë ju mbetem shumë mirёnjohёs juve dhe ambasadës suaj, sepse, së bashku me stafin tuaj, keni qenë promotorë tё fuqishëm tё inkurajimit tё investitorëve italianë për të investuar nё Shqipëri. E natyrshme, dera e parë, qё investitorët italianё trokasin nё Shqipëri, ёshtё ambasada italiane dhe pa inkurajimin tuaj dhe tё stafit tuaj, pa orientimin dhe ndihmën tuaj, kёto investime do tё kishin qenë tё pamundura. Ju jeni bёrё dёshmitarё tё një besimi tё merituar tё investitorёve tё vendit tuaj për Shqipёrinё. Unё ju garantoj ju dhe investitorët italinё se kёtu kanë njё vend mik, njё popull mik dhe njё mjedis shumë miqësor pёr investimet e tyre, mjedis që do tё pёrmirёsohet gjithnjë e mё shumë.
Zoti Marseglia theksoi, me tё drejtë, se Shqipëria ёshtё vёrtetё vendi qё përballet me probleme serioze energjetike, por Shqipëria ёshtё vendi qё po tërheq investimet mё tё mёdha nё Ballkan nё fushën energjetike. Shqipёria, me gurin e themelit qё po hedh sot, kёtu, ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё njё superfuqi tё vogël energjetike rajonale. Ju takoi juve nderi tё jeni pionier i këtij vizioni dhe kësaj iniciative.
Tё dashur qytetare dhe qytetarë tё Shëngjinit dhe tё mbarë Shqipёrisё,
Për ne, për tё ardhmen tonë, investimet e huaja janё dhe mbeten jetike, janё e vetmja levë e Arkimedit, me tё cilën ne mund tё shkëputemi me shpejtësi nga e shkuara jonë e varfër e tё kapin nivelet e jetesës dhe zhvillimit qё ne meritojmё. Nё kёtё kontekst, qeveria ime ka shpallur pёrparёsi madhore njё mjedis miqёsor pёr investimet. Ne kemi realizuar nё Shqipëri, vendin me taksat mё tё ulёta nё Europё. Unё e di qё “Marseglia” ёshtё njё grup i suksesshëm edhe nё vende me taksa tё larta, por unё jam i sigurt se taksat e ulëta e kanё tërhequr atë, nё Shqipëri. Unё jam i sigurt se iniciativa “Njё euro” i ka tërhequr dhe i tërheq investitorët e huaj. Ne, vërtet, u japim investitorëve sipërfaqe toke me njё euro, por vlera që realizohet aty ёshtё dhjetëra e qindra milion euro. Ne bёjmё njё ftesë dhe tregojmë tё gjithë përkushtimin tonë ndaj miqve, investitorëve, vullnetin dhe dёshirёn për t’i ftuar ata nё Shqipëri.
Sot, ne investojmë kёtё projekt tё madh. E theksova, ”Marseglia” u bё pionieri i këtij vizioni dhe nisme: Shqipëria, superfuqi energjetike rajonale. Nё njё hark kohor tre javor, ne do tё inaugurojmë një tjetër projekt tё këtyre përmasave, por, kësaj radhe, nё fushën e energjisë ujore, kaskadёn e lumit Devoll, njё investim prej 1.1 miliard euro.
Pёr mua qё flas sot, kёtu, por edhe pёr ju, 3-4 vjet mё parё ishte jashtёzakonisht e vёshtirё tё imagjinonim investime tё kёsaj shkalle. Nuk ishte aspak e thjeshtё qё, pikёrisht, nё kulmin e mungesёs sё energjisё tё deklaronim se Shqipёria do tё bёhet njё superfuqi energjetike nё rajon. Gjёja mё e mirё qё mund tё bёjё njeriu nё vёshtirё, rruga mё e sigurtё pёr t`ì kapёrcyer ato, ёshtё tё guxojё tё mendojё tё pamendueshmen, tё imagjinojё tё paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme pёr t`ì shndёrruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim njё realitet krejt tё ri. Nё njё sipёrfaqe fare tё vogёl, disa qindra kilometra katrorё, investimet italiane shkojnё rreth 1.5 miliard euro, nё rrethin e Lezhёs. Dhe mos harroni se potenciali mё i madh i juaji dhe i Shqipёrisё ёshtё turizmi. Imagjinoni kur tё fillojnё edhe investimet e mёdha nё turizёm.
Zoti Marseglia foli pёr revolucion industrial nё Shqipёri dhe vendi ynё e ka jetike kёtё revolucion. E tёrё industria e shkuar falimentoi, sepse ishte njё ngrehinë e njё teknologjie tёrёsisht tё vjetёr. Ky revolucion do tё kryhet me teknologjitё mё tё reja tё kohёs. Ky revolucion do ta shndёrrojё Shqipёrinё nё njё nga vendet mё tё zhvilluar tё Ballkanit dhe tё Europёs. Ky revolucion do ta bёjё Shqipёrinё jo Tajvanin e Europёs, ashti si dikur shkruanin gazetat, por shqiponjёn e saj.
Edhe njё herё faleminderit zoti Marseglia pёr investimin, ju, ekipit drejtues tё grupit tuaj, inxhinjerёve, punёtorёve dhe tё gjithё atyre qё sot, nisin kёtё investim, mё tё madhin nё historinё e Shqipёrisё. Faleminderit zoti Ambasador pёr tё gjithё mbёshtetjen e madhe qё i keni dhёnё kёtij bashkёpunimi tё shkёlqyer.``
...