Largohet ministri Duro. Berisha emëron Viktor Gumin, zv/ministri aktual i Drejtësisë

Një ditë pasi PBDNJ doli nga koalicioni i djathtë, sikurse edhe kishte njoftuar një ditë më parë Gazeta 55, ministri i kësaj force politike në kabinetin Berisha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Ministrit të Punës, Anastas Duro. Ai u emerua vetëm pak muaj më parë, pas kërkesës që kreu i PBDNJ bëri pranë kreut të qeverisë për zëvendësimin e ministrit të mëparshëm, Kosta Barka, me zotin Duro. Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije për Gazetën se brenda ditës së sotme pritet edhe emërimi i Ministrit të ri të Punës. Vetëm një orë më pas kryeministri Berisha ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Punës, Anastas Duro. Në vend të Ministrit Duro, kreu i qeverisë propoziu mesditën e sotme zotin Viktor Gumi. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e kryeministrisë Juela Meçani. Zoti Gumi aktualisht ishte zvminister i Drejtesise, ndërsa më herët ai ka punuar për vite me radhë si Specialist Legjislacioni në Parlamentin Shqiptar.
...