E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçi: Duhet një katarsis i plotë zgjedhor

PSV 91 përshëndeti dje ndërmjetësimin europian për arritjen e marrëveshjes që i hap rrugë stabilitetit institucional dhe kontrollit parlamentar të procesit zgjedhor 2009. “PSV thekson se katarsisi elektoral duhet të bazohet mbi drejtimet e kontrollit të procesit zgjedhor; ndëshkimit penal të manipulimit dhe ndryshimit ligjor të sistemit. Nëse nuk realizohen të tria drejtimet e mësipërme atëherë marrëveshja do ishte një dështim i ri”, u shpreh kreu i partisë Petro Koçi. Ne, vijoi ai, i bëjmë thirrje opinionit publik dhe protagonizmit në analizën politike të orientojë debatin drejt zgjidhjeve për të ardhmen zgjedhore dhe jo drejt diskutimeve absurde për të përcaktuar ndonjë fitues nga kriza që po kapërcejmë. “Kriza ka shënuar tashmë pasoja të rënda, për të cilat vështirë të përjashtosh ndokënd prej përgjegjësisë”, theksoi Koçi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›