Ikonomu del kundër censusit të OMONIA-s
Ish- konsulli grek në Korçë, Theodoros Ikonomu, ka dalë kundër regjistrimit të popullsisë minoritare greke nga organizata OMONIA, duke shkaktuar habi. Ikonomu njihet për qëndrimet e tij pro Epirit të Veriut, por kësaj here ai ka dalë kundër OMONIA-s, duke deklaruar se regjistrimi do të shkaktojë konfuzion dhe do të dështojë, raporton GSH.
Vetë Vasil Bollano, kreu i OMONIA-s, nuk ka preferuar të komentojë këtë deklaratë, ndërkohë që regjistrimi i OMONIA-s do nisë me 24 korrik.
Regjistrimi i OMONIA-s do të shkaktojë konfuzion të mëtejshëm dhe ndarje në Epirin e Veriut. Një regjistrim i kryer nga OMONIA do të dështojë pasi nuk ka një bazë ligjore. Bollano tha se do përdorë 350 regjistrues, ndërsa shteti shqiptar përdori me mijëra dhe sërish pati probleme, deklaroi Ikonomu.
Ai madje ka hedhur akuza ndaj OMONIA-s se ka përçarë minoritetin.
Tani në rivalitetin politik të Epirit të Veriut ekziston edhe partia MEGA dhe duhet të përcaktohet se cili është lidershipi i vërtetë i Veriut, tha ai.