E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria me ekonominë më dinamike në 2010-n, opozitës i ka ngel ora te Rusia e ish BS

Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Shefi i qeverisë Berisha premtoi se zgjedhjet e ardhshme, do të zhvillohen sipas teknologjisë më moderne, asaj të votimit elektronik. Berisha i bëri thirrje opozitës të ndalë gjyqin publik ndaj 20 mijë komisionerëvë të saj dhe të pranojë metodikën e re të votimit, duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Në këtë aspekt, kryeministri Berisha i apeloi opozitës të dalë nga kutia dhe të pranojë realitetin e ri.


Kryeministri Sali Berisha u shpreh në punimet e seancës plenare të Kuvendit se demagogjia e opozitës nuk mund të zbehë dinamizmin e gjallë të ekonomisë shqiptare, vetëm gjatë 3 muajve të parë të 2010-ës. Shefi i qeverisë iu kundërpërgjigj pretendimeve të PS-së për krizë ekonomike, duke shtuar se vetëm opozitës i ka ngelur ora te Rusia e ish BS dhe se ekonomia shqiptare, po njeh dimensione të reja. “Zotoj parlamentin e vendit, qytetarët shqiptarë mbi treguesit e ekonomië shqiptare, për tremujorin e parë të 2010-s, tre mujorët e dimrit të thellë. Për Evropën dhe Shqipërinë ky ishte një dimër i rëndë, por hyn në memorien e shekujve, për ekonominë. Entuziaste, dinamike, shpresëdhënëse, paraqitet ekonomia shqiptare. Dhe unë, jam i bindur se këta tregues, kanë një rëndësi të madhe, për të paktën 820 mijë familje shqiptare, që kanë buxhetin e tyre të bazuar në rroga apo pension, sepse këto tregues i japin qeverisë të përmbushë zotimin e vet të rritjes së pagave dhe pensioneve. Eksporti i mallrave shqiptare, të prodhuara në vend, kanë një rritje fikse 144% në vlerë krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2009-të. Vjet ishin gjithsej 6 miliard, ndërsa në 3 mujorin e parë të 2010-s, u rritën në 14.8 miliard. Në rast se u referohemi eksporteve të vendit, asnjë vend tjetër nuk ka shënuar këtë tremujor një rritje të tillë të eksporteve. Në tërësinë e tyre, atyre që nxjerrin lot krokodili, duhet të kenë të qartë se ekonomia shqiptare ka rritjen më të fuqishme. Ka një rritje të prodhimeve shqiptare në tregjet botërore. Dhe kjo është një dëshmi e rritjes së punësimit, e rritjes së cilësisë së prodhimeve shqiptare. çdo qytetar shqiptar, i punësuar në shtet do të ketë rritjen e premtuar të rrogës. 520 mijë pensionistë në fshat dhe qytet, do kenë rritjen e premtuar të pensionet e tyre”, u shpreh kryeministri Berisha. Duke u ndalur te investimet, kryeministri informoi se nisur nga vizita në Kuvajt, ka marrë premtimin se do të financojnë si sheshin e Tiranës ashtu edhe Boshtin e Jugut. “Unë do ta ndërtoj atë. Shqipëria do të ketë atë, që do të finalizojë tërësisht një infrastrukturë të re. Do ndërtojmë tunelin e Qafë Murrizit, në Krrabë, për të shkurtuar distancat”, tha Berisha. Shefi i qeverisë iu referua edhe rolit të opozitës, për të cilët shtoi se duhet të dalin sa më parë nga kutia. Berisha premtoi se zgjedhjet e ardhshme do të realizohen nën një teknologji të përparuar dhe tërësisht elektronike dhe njëherazi shtoi se PS do të shpëtojë përfundimisht nga kutitë dhe akuzat e rëndomta ndaj 20 mijë burra dhe grave komisionerë të Partisë Socialiste. “Unë do ju nxjerr edhe ju nga kutia. Në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më as kuti, as komisione. Mos keni frikë nga teknologjia, mos u tregoni prehistorikë. Do të marrë fund gjyqi publik që po yu bëni në parlament 20 mijë komisionerëve socialistë. S’ka më komisionerë, ka vetëm votim me gjurmën e gishtit. S’do ketë më fletë votimi, por e ekrane të votimit. Atëherë çfarë do të thoni? Sigurisht, që ju do të keni stilografët. Ju ndryshoni statutit, unë ndryshoj procedurat e votimit. Zotërinj, jepini fund persekutimit të frikshëm që po u bëni 20 mijë burrave dhe grave socialiste. Ky është problemi. Ju do të mbeteni siç thotë Noli në vargjet e tij: “si kofini pas të vjelit”. Ju, t’ju rrojë lideri, por humbjen e keni të sigurt”, deklaroi më tej, kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›