E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Rama kthen PS-në në parti-shtet, si Enveri me Partinë e Punës

Një ditë nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi, akuzon kryetarin e Partisë Socialiste Rama, për privatizim të partisë dhe reduktim të çdo hapësirë për mendimin ndryshe. Një logjikë që sipas Patozit të çon tek profili i hershëm i partisë-shtet që fuksiononte vetëm në regjimin komunist. Kreu i grupit kuvendor demokrat, i referohet vendimeve të marra në asamble, të cilat përjashtuan dhe kërkesën për zyrtarizim të oponencës kolektive. Për sa i takon dialogut politik mazhorancë-opozitë, Patozi kujton kuvendin si institucionin e vetëm për debat. Madje këtu, kreu i grupit kuvendor demokrat i referohet dhe deklarimit më të fundit bërë në media të kryetarit të shtetit, deklarim që përjashtonte rikthimin tek tryeza politike në Presidencë, por që ofron kuvendin si shansin për zgjidhje të ngërçit politik. Në intervistën televizive Astrit Patozi flet dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave të reja për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetutese. Mazhoranca respekton të drejtën e kryetarit të shtetit në përzgjedhjen e kandidaturave. Patozi, tha se mazhoranca sikundër Presidenti Topi, mbështet kandidatura jopolitike dhe pa lidhje me ish-regjimin e vjetër komunist. Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi ftoi opozitën të bëhet pjesë e procesit për përzgjedhjen e kandidaturave të reja për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetutese. Nëse kjo do të ndodhë tha Patozi, opozita do të tregojë se vlerëson rëndësinë e insitucioneve të pavarura.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›