Berisha: Shqipëria, një “Zvicër” me det
Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar turin e tij “Shqipëria po ndryshon” në skajin më verior të vendit, Malësi të Madhe, nga ku ka deklaruar se qeveria e tij do të përqendrohet në ndërtimin e çdo rruge që shkon drejt detit dhe drejt malit. Përpara qytetarëve të komunave të Bajzës dhe Bogës në Malësinë e Madhe, Berisha tha se prioritet i qeverisë do të jetë zhvillimi i infrastrukturës turistike. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria do të kthehet në një “Zvicër” me det. “Pra, nuk do të lëmë vend të bukur turistik pa e bërë të vizitueshëm, të arritshëm për të gjithë shqiptarët, për të gjithë vizitorët e huaj. Të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë, veçanërisht në kohë të kthjellët, shohin një bukuri mahnitëse, një “Zvicër” me det. E vërteta është se Zvicra është shumë herë më e zhvilluar se ne. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fytyrën evropiane Bogës, Thethit, Valbonës, Vermoshit, Çajupit, Tomorit, pra të gjitha zonave turistike të këtij vendi”, - tha Berisha. Kryeministri e mbështeti premtimin e tij në bilancin trivjeçar të qeverisë, që sipas tij, ky bilanc tregon se ky vizion do të arrihet. “Në 3 vjet, ne kemi investuar në këto zona 1.2 miliard dollarë. Unë jam i vetëdijshëm se për të ndërtuar një infrastrukturë moderne në këto zona, duhen edhe shumë miliarda të tjera. Por, ju jap fjalën, ju dhe gjithë shqiptarëve në këto zona se shumë miliarda të tjerë do të investohen, në mënyrë që ashtu siç ju jeni krenarë me Bogën, Thethin, Valbonën, Zagorinë, Voskopojën, Dardhën, Prespën, Treblevën, Korabin, të bëhen krenarë të gjithë shqiptarët, të vijnë t’i vizitojnë këto vende, të kalojnë pushimet, të shijojnë këto bukuri mahnitëse, do të bëjmë që ato t’i njohë e gjithë Evropa”, - deklaroi Kryeministri.
Turi
I shoqërua nga kryetarja e Kuvendit, Topalli, ministri Olldashi dhe deputeti i zonës, Kryeministri inauguroi përfundimin e disa investimeve publike në të gjithë zonën e Malësisë së Madhe. Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e rrugës Dedaj–Bogë, me gjatësi 12 km dhe me investim të buxhetit të shtetit, me vlerë 120 milionë lekë. Berisha premtoi edhe mjaft investime të tjera publike për zonën përreth. “Në gjysmën e dytë të nëntorit të këtij viti hapet tenderi për rrugën që lidh Bajzën, Koplikun, Shkodrën, me Hanin e Hotit, si dhe përfundon së shpejti projekti për rrugën që lidh Vermoshin me boshtin e rrugëve kombëtare”, - premtoi ai. Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon”, Berisha u ndal në një takim me banorë të Malësisë së Madhe në Bajzë. Ai inauguroi rikonstruksionin e shkollës së mesme të Bajzës. Njëkohësit Kryeministri bëri një premtim publik për banorët e Bajzës. “I kam kërkuar kryetarit të komunës suaj të përgatisë masterplanin e Bajzës, të shndërrimit të saj në një qytezë të bukur, në të cilën qytetarët e saj të kenë të gjitha shërbimet, infrastrukturën, si një lagje e vërtetë qyteti. E tillë ka qenë Bajza në të gjitha kohërat. Ndaj, mirëpres sa më shpejt përfundimin e masterplanit dhe ju garantoj se do të investojmë në çdo projekt, në rrugë e rrugica, lulishte, ujësjellës, kanalizime, qendra shëndetësore, spitale dhe në çdo gjë që ka nevojë kjo komunë”, - tha Berisha në Bajzë të Malësisë së Madhe. Më pas, Kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Reç–Qafëgradë, rrugë e cila lidh fshatrat e komunës Qendër dhe të Shkrelit. Projekti u realizua me investim të buxhetit të shtetit, me vlerë 20 milionë lekë.
Qeveria, fond për nxitjen e vreshtarisë
Gjatë takimeve me banorët e Malësisë së Madhe, Kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje atyre, por edhe gjithë fermerëve shqiptarë, që të mbjellin sa më shumë vreshta, pasi qeveria do t’i mbështesë direkt me fonde. Këtë deklaratë, Berisha e bëri nga zona e Reçës, e cila është një zonë me potenciale të mëdha turistike, minerare, por mbi të gjitha, është treva më e përshtatshme për zhvillimin e vreshtave. Kryeministri tha se qeveria mbetet e vendosur të mbështesë fermerët e kësaj zone. “Qeveria ka akorduar një fond, gjithnjë në rritje, me të cilin nxit zhvillimin e vreshtarisë. Ky projekt, që është në zbatim e sipër, do ta shndërrojë këtë zonë në zonën e rrushit dhe të verës Kallmet, e cila ka qenë “zonjë” në buketën e verërave shqiptare për shekuj me radhë. Ne do ta rikthejmë atë sërish”, - u shpreh Berisha.
Berisha: Në mars 2009, çdo shkollë me kabinet informatike
Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se deri në muajin mars të vitit tjetër, çdo shkollë në Shqipëri do të jetë e pajisur me kabinet informatike. “Ne do të instalojmë kabinetet e informatikës në të gjithë vendin brenda muajit mars të vitit që vjen dhe kjo përbën një arritje shumë të madhe dhe një barrë shumë të fuqishme, në mënyrë që ne të shumëfishojmë me shpejtësi numrin e qytetarëve që përdorin internetin”, - deklaroi Berisha. Gjatë vizitës në zonën e Malësisë së Madhe, Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e përfundimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme “Dod Kacaj”, në Bajzë. Vlera e investimit të realizuar nga buxheti i shtetit për këtë projekt kap shifrën 22.6 milionë lekë. Gjatë këtij inaugurimi, Berisha u kërkoi nxënësve ta përvetësojnë përdorimin e internetit. “Është shumë e rëndësishme që ne t’i përmbahemi parimit se aq sa i ndërlikuar duket ky proces, aq i thjeshtë është për t’u përdorur. Është një doktrinë që bazohet në ikona. Po të ndjekësh ikonat, ecën pafundësisht në këtë botë pafund. Në këtë mënyrë ne duhet të rrisim shkallën e njohjes së internetit dhe për qeverinë nuk është problem që të ndërmarrë një politikë dhe t’u japë mundësinë çdo familjeje shqiptare të blejë një kompjuter”, - u shpreh Kryeministri. Berisha tha se për shtrirjen e përdorimit të internetin në çdo familje do të shikohet çdo mundësi; dyfishimi i numrit të abonentëve në “Albtelekom”, bashkëpunimi me sistemin ADSL, apo gjetja edhe e mënyrave të tjera të transmetimit të internetit.
Investimi në Shqipërinë rurale, 1.2 miliard dollarë
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se investimi i qeverisë për zonat rurale kap shifrën e 1.2 miliard dollarëve. Sipas tij, ky investim ka qenë i përqendruar në infrastrukturë, si dhe premtoi investime të tjera shtesë për zonat rurale të vendit. “Zhvillimi i qëndrueshëm rural i Shqipërisë kërkon edhe shumë miliarda të tjerë, por ne jemi të vendosur të angazhojmë të gjitha resurset tona, në mënyrë që jeta e fermerëve shqiptare të zhvillohet në kushtet e një infrastrukture dinjitoze, të përshtatshme për veprimtarinë e tyre”, - tha Berisha. Gjatë vizitës në zonën e Malësisë së Madhe, Berisha mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve të fazës së parë të rrugës nacionale Qendër-Gruemire. Ky projekt investohet nga buxheti i shtetit, me vlerë të përgjithshme 41 milionë lekë. Segmenti rrugor lidh qendrën e komunës Gruemirë me aksin kombëtar. Kryeministri u shpreh se projekti i përgjithshëm i qeverisë është që çdo qendër komune të lidhet me rrugë të asfaltuara me akset kombëtare dhe të gjitha fshatrat e mëdha të lidhen me rrugë të asfaltuara me qendrën e komunës. “Kryetari i komunës suaj më informoi se janë trefishuar investimet në Komunën e Gruemirës, në ujësjellës-kanalizime, rrugë e objekte të tjera, por unë do të kërkoja që ju të bënit projektet e nevojshme për këtë zonë dhe ju garantoj se qeveria është e vendosur të investojë çdo projekti tuajin, në mënyrë që jeta e qytetarëve të Gruemirës, por edhe kudo ku janë qytetarët shqiptarë, të ndryshojë për mirë”, - tha Kryeministri Berisha.