Topalli: Politika e Ramës, si ajo e Pol Potit, Stalinit dhe Fidel Kastros
“Të mbështesësh të ardhmen tënde mbi frikën e mbjellë me mashtrim mbi njerëzit që të besojnë, është stalinizëm, pol potizëm, fidel kastrizëm, dhe politikë më të vjetër e më të mjeruar se kjo nuk mund të ketë”, - kështu e ka përkufizuar alternativën politike të kreut të opozitës, Edi Rama, numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. E pranishme dje në komunat e Bajzës dhe Bogës në Malësinë e Madhe, ku mori pjesë në disa inaugurime, Jozefina Topalli lëshoi akuzat e ashpra ndaj kreut të PS-së, Rama. Sipas kryetares së Kuvendit, është e pamundur të flasësh për një alternativë politike të Ramës. “Të mbështesësh mbijetesën tënde politike mbi frikën, pasigurinë e mbjellë ndaj njerëzve që të besojnë, është e pabesë, është pa të ardhme. Politikë më të vjetruar se kjo nuk mund të ketë. Është një trishtim që opozita e sotme duhej ta kishte lënë prapa së bashku me rënien e Murit të Berlinit, murin e frikës ndaj lirisë së dinjitetit njerëzor”, - u shpreh Topalli përpara banorëve të Malësisë së Madhe, duke iu referuar disa nga ngjarjeve më të nxehta politike në vend. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi reagimin e opozitës pas vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka si antinjerëzore. Ajo shkoi më tej, duke deklaruar se kreu i PS-së “të kërkojë ndjesë për manipulimet e qëllimshme mbi vdekjen e Trebickës”, pasi sipas Topallit, “në çdo vend demokratik të botës, një kryetar i tillë opozite do të kishte dhënë dorëheqjen”.
Topalli tha se alternativa e opozitës së drejtuar nga Rama është frika, manipulimi, akuzat e pabaza, që sipas saj, nuk kanë vend në një Shqipëri, e cila po ecën me tjetër vektor. “Të mbjellësh katastrofizëm sa herë që hap gojën, nuk është alternativë qeverisëse”, - tha ajo. Gjatë përurimit të disa akseve rrugore që lidhin fshatrat me qendrën e komunave në Malësinë e Madhe dhe të shkollës së mesme “Dod Kacaj”, kryetarja e Kuvendi mori shkas për të thënë se “rezultatet e punës së qeverisë janë të dukshme, të matshme, të vlerësuara nga gjithë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, jo me fjalë, por me vepra, me votën pro Shqipërisë në NATO, nga çdo Parlament”. Sipas nënkryetares së PD-së, realiteti është krejt ndryshe nga ajo që publikon opozita. “Të gjithë ne kemi arsye të jetojmë të sotmen me optimizëm, të presim të nesërmen me një shpresë edhe më të më madhe për fëmijët tanë. Më vjen keq që opozita, këtë fitore të Shqipërisë e përjeton si një disfatë të sajën, më vjen keq për qytetarët shqiptarë, që janë aq të ekspozuar çdo orë, çdo minutë, ndaj dezinformimit të pamoralshëm”, - shtoi Topalli në fjalën e saj.
Kryetarja e Kuvendit u ndal më tej në moralin politik, ku u shpreh se opozita ka bërë një dëm për qytetarët me akuzat e saj të pabaza. “Manipulimi i turpshëm me vdekjen aksidentale të një njeriu, të një "qytetari të mirë", është shembulli më i hidhur i hipokrizisë e mentalitetit të krizës. Sa shqiptarë nuk kanë mundur të flenë të qetë atë natë për shkak të akuzave të qëllimshme manipulatore të eksponentëve të opozitës? Sot që ngjarja u zbardh, dikush a nuk duhet t'u kish kërkuar ndjesë?”, - shtoi ajo, duke mbyllur fjalën e saj se “shqiptarët e dinë që kjo lloj politike mund të prodhojë gjithçka, por jo integrim”.