E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK-ja nderon figurën e Nënë Terezës

Partia Demokristiane e Anton Gurakuqit ka nderuar dje figurën e Nënë Terezës me rastin e lumturimit të saj nga Papa Gjon Pali II. Në një deklaratë për shtyp, Gurakuqi u shpreh se kjo ditë frymëzon shqiptarët kudo që ndodhen. “Kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë si një mesazh për uljen e tensioneve në politikën shqiptare. Mesazhi i madh i Nënë Terezës ishte paqe, dashuri, mirësi, përkushtim. Dhe pikërisht për këto kanë nevojë sot politikanët në Shqipëri. Vepra dhe humanizmi i Nënë Terezës duhet të na shërbejnë të gjithëve, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. Dita e Lumturimit të Nënë Terezës duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë kombin shqiptar. Ndaj të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, duhet të frymëzohen nga bamirësja Nënë Tereza”, - tha Gurakuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›