E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia, përparim në luftën kundër varfërisë

Shqipëria është vendi që ka bërë përparimet më të mëdha në luftën kundër varfërisë. Kjo është optika e kryeministrit të vendit Sali Berisha i cili në një seminar të mbajtur në Tiranë ka referuar shifra zyrtare rreth fenomenit. “Vendi që 18 vite më parë kishte një nivel varfërie rreth 70%  shënon sot falë lirisë së tregut një nivel prej 12%. Mjerimi apo varfëria ekstreme ka patur një rënie edhe më të madhe. Ajo numëron rreth 15-18 mijë familje në Shqipëri, pra rreth 1.34%” tha Berisha.

Kryeministri i vendit edhe pse foli për arritja e cilësoi varfërinë
përsëri si një problem të madh. Ky ka qenë edhe shkaku që ai vetë ka
ftuar në Shqipëri Lëvizjen gjithëpërfshirëse të biznesit social, një
lëvizje e krijuar nga nobelisti Muhamad Yunus. “Yunus në doktrinën e tij
synon të korrigjojë dështimin e tregut dhe t’i japë kapitalizmit,
teorisë së tij ekonomike, një shpirt njerëzor” tha Berisha.

Lëvizja gjithëpërfshirëse e biznesit social është e angazhuar të cojë
varfërinë në museum në vitin 2030 dhe këtë anagazhohet ta bëjë duke
filluar nga Shqipëria.

Adi Darsi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›