Shkodër, qëllon vëllain me thikë dhe më pas hidhet nga ndërtesa
Godet vëllanë me thikë dhe më pas hidhet nga kati i 8-të i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. 53 vjeçari Mustafe Hebovija plagosi vëllain e tij 50 vjeçarin me inicialet M.H pas një konflikti duke i shkaktuar plage të lehta. Më pas është hedhur nga ndërtesa dhe si pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 janar 2010 )
< I mëparshmi