Rregjistrimi i popullisisë, dixhitalizimi i hartave nga INSTAT
Dixhitalizimi i hartave te rregjistrimit te popullesise do te perpilohet nga INSTAT. Kjo do te arrihet dhe ne saje te pajisjeve moderne qe ka dhuruar fondi i Kombeve te Bashkuara per popullsine. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, tha se rregjistrimi i popullsise dhe banesave eshte nje proces mjaft i rendesishem, nderkohe qe futja ne zbatim e bazes se te dhenave hartografike te rregjistrimit te popullsise do te sherbeje dhe per krijimin e infrastruktures se te dhenave hapesionre kombetare, per statistikat si dhe anketimet qe behen nga INSTAT.
“Për herë të parë dixhitalizimi i popullsisë do bëhet përmes
dixhitalizimit dhe për këtë UNFPA ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe
si nga ana e ngritjes së kapaciteteve logjistike ashtu dhe nga ana e
ndihmës për një ekspertizë të huaj dhe njëkohësisht për të azhornuar
hartat në teren” thaInes Nurja.
Ndersa perfaqesuesja e UNFPA-se ne vendin tone, u shpreh se mbeshtetja e
rregjistrimit te pergjithshem te popullesise dhe banesave eshte nje
prioritet kryesor i Kombeve te Bashkuara, pasi te dhenat do t’i
sigurojne qeverise shqiptare informacion te detajuar qe te drejtoje
procesin ne vendimmarrje politike per nje planifikim me te plote social-
ekonomik per dhjete vjecarin e ardhshem. Ky dhurim eshte pjese e
angazhimit financiar prej 2 milion dollaresh qe fondi i Kombeve te
Bashkuara ka planifikuar te mbeshtese qeverine shqiptare ne procesin e
rregjistrimit te popullesise dhe banesave.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi