Vizat, Lajcak: E rëndësishme pajisja me pasaporta biometrike
Shqiperia po prodhon numrin me te larte te pasaportave biometrike per numër popullsie dhe standartet e tyre jane nder me te lartat ne vendet e BE.“Ky proces ehte i rendesishem per procesin e liberalizimit te vizave te qytetareve shqiptare ne BE dhe besoj se ky proces do te jete i sigurt. Dokumentata e identifikimit jane te standardeve me te larta ne vednet e BE. Mund te gjykoj se procesi i prodhimit te pasaportave biometrike ne Shqiperi po ecen shume mire dhe une do te informoj autoritetet evropiane per ecurine e tij” tha ministri i jashtem sllovak, Mirosllave Lajcak.
Minisitri i Brendshem, Lulezim Basha, vlerësoi se qytetaret shqiptare po
e rendisin vendin e tyre, te parin persa i perket pasijes me pas
biometrike per numer popullsie.“E vërteta është që në sajë të fluksit
shumë të madh të aplikimeve procesi ka arritur kulmet e tij dhe sistemi
ka qenë I mbingarkuar. Sipas informacionit, ka pasur ditë kur ka patur
edhe 11400 aplikime në ditë. Nga pikëpamja e ecurisë së procesit është
diçka shumë e mirë, por nga pikëpamja e menaxhimti të një fluksi kaq të
madh sjell edhe vonesa. Megjithatë ne kemi marrë të gjitha masat në
bashkëpunim me koncensionarin Aleat, për të përshpejtuar dhe për të
rritur kapacitetet prodhuese në mënyrë që koha e pritjes edhe për këtë
periudhë piku të aplikimeve të jetë sa më e shkurtër. Ndërkohë do të
vazhdojmë të marrim masat në vazhdimësi pasi procesi I aplikimit për
pasaporta biometrike është plotësisht në rrugë të mbarë dhe sot ne kemi
arritur ritmet më të larta në gjithe kontinentin europian përsa I përket
aplikimeve për frymë për pasaporta biometrikr” tha Basha.
Ministri i Jashtem i Sllovakise, vizitoi qendren e prodhimit te
dokumentave biometrike te identifikimit gjate vizites qe po zhvillon ne
Tiranë.
Denada Shkodrani