Spindelegger pas Athinës në Shkup për vizitë zyrtare
SHKUP- Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Michael Spindelegger zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoni për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për zhvillim. Shefi i diplomacisë austriake do të zhvillojë takime me homologun e tij maqedonas, Antonio Miloshoski, me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikola Gruevski, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, ndërsa janë paralajmëruar takime edhe me liderët e partive më të mëdha politike. është hera e parë që ministrat Miloshoski dhe Spindelegger do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim zhvillimor. Spindelegger mbërriti në Shkup nga Athina, ku u takua me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Dhimitris Drucas. Ai pas takimeve nuk saktësoi nëse bëhej fjalë për ofertën e tij për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Drucasin, ai theksoi se ''mosmarrëveshja për emrin është çështje delikate, që duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë''. Spindelegger deklaroi të hënën, në një intervistë për televizionin shtetëror austriak ORF, se ''Vjena dëshiron jetë mediatore për zgjidhjen e emrit'' dhe u shpreh i bindur se ''çështja e emrit do të zgjidhet në pranverë, ndërsa këtë vit do të ketë rezultate konkrete në bashkëpunim meBE-në dhe Maqedoninë. Qëllimi i vizitave të tij në Athinë dhe në Shkup ishte promovimi i nismës austriake për integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE(atsh/BalkanWeb)