E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, anëtare në Komitetin Përgatitor të Kryeparlamentarëve

Shqipëria bëhet anëtare e Komitetit Përgatitor të Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve për të parën herë. Në takimin, që u zhvillua në Gjenevë me anëtarët e këtij komiteti ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. 20 kryetarë parlamentesh nga të gjitha kontinetet kanë diskutuar në lidhje me konfernecën e tretë Botërore të kryeparlamentarëve, që pritet të mbahet në vitin 2010. Ata theksuan se kjo konferencë synon të përfshijë në axhendë të gjitha çështjet me të cilat përballet globi në këtë fillim shekulli.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e parlamentit si aktor dhe faktor kryesor ku vendoset dhe projektohet e ardhmja.
Topalli e ka shfrytëzuar këtë tryezë për të kërkuar sa më shpejt edhe përfshirjen e parlamentit kosovar në Unionin Ndërkombëtar Parlamentar si dhe pjesëmarrjen e kryetarit të kuvendit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve. Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli iu kërkoi homologëve të saj, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të shpejtë të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›