Berisha: “Shqipëria, superfuqi energjetike në rajon”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për projektin në kaskadën e lumit Devoll, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ai i Jashtëm, Lulëzim Basha, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe guvernatori i landit të Austrisë së Poshtme, Eruin Prël.
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për projektin në kaskadën e lumit Devoll. Ky hidrocentral, u shpreh kryeministri Berisha, është një gur i madh themeli në strategjinë time: Shqipëria superfuqi energjetike në rajon.
Ai e cilësoi këtë ngjarje si një ndër ngjarjet më madhore, në historinë e këtij vendi, e cila përveçse një përfitimi të konsiderueshëm në fushën energjetike, do të bëjë të mundur punësimin e mijëra qytetarëve, nga të cilët 5 mijë punëtorë direkt në frontin e punës dhe rreth 3000 të tjerë ndihmës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, guvernatori i landit të Austrisë së Poshtme, Eruin Prël, etj. Duke vlerësuar projektin e realizuar nga dy prej kompanive më prestigjioze në fushën e hidroenergjisë, si një kryevepër të ndërtimit, në llojin e vet, Kryeministri siguroi se investime të përmasave të tilla do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Në fjalën përshndetëse kreu i qeverisë, Berisha, ndër të tjera tha: “Kjo është një nga ngjarjet më madhore në historinë e këtij vendi. Dhe për një komb, sado i zhvilluar të jetë ai, investimi prej 1 miliard eurosh është shumë i rëndësishëm. Ndaj dhe jam i bindur se po përjetojmë një nga ditët e bardha, një nga ditët më të mëdha të historisë së këtij vendi. Në një hark kohor trijavor ne inaugurojmë gjigantin e Shqipërisë, Ballkanit dhe Evropës, projektin më të madh energjetik aktual në kontinentin tonë. Një mik i shquar i kombit shqiptar dhe një ndër austriakët më të njohur në tregjet financiare dhe bankare botërore, dr. Herbert Stepiç, do të deklaronte në 5-vjetorin e Raiffeisen Bank se ky vend po përjeton një transformim të paimagjinueshëm. Dhe kjo është e vërtetë. Shqipëria, e cila 18 vite më parë i kishte të ndaluara me Kushtetutë investimet e huaja, vetëm në harkun kohor të gjashtë muajve të fundit ka firmosur kontrata koncesionare rreth 5,6 miliardë euro. I siguroj, sepse tek këta qeveritarë vendorë, tek qeveria qendrore, tek banorët e kësaj zone do të gjejnë mbështetje të plotë dhe totale. Besimi i madh që ata kanë treguar me projektet e tyre tregon që dhe Shqipëria do të shndërrohet në një mbështetje të fuqishme në suksesin e këtij projekti, më i madhi aktual në Evropë. Kaskada e Devollit, që do të ndërtohet në një tunel rreth 62 km, do të punësojë direkt 5 mijë qytetarë shqiptarë dhe indirekt do të punësojë edhe 3 mijë të tjerë. Vetëm rrogat e tyre, të marra së bashku, janë rreth 180 milionë euro. Ky projekt është një gur i madh themeli në strategjinë time: Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. Dante Aligeri do të shkruante dikur se nuk ka gjë më të rëndë të kujtosh kohërat e mira në kohë të vështira. Unë do të thosha se nuk ka gjë më të mirë se të kujtosh kohëra të mira, je në vështirësi dhe t i ndërtosh ato. Dy vite më parë, kur unë me mikun tim, Eruin Prël, firmosëm memorandumin e mirëkuptimit ne ishim në vuajtje të mëdha, me mungesë të madhe energjetike. Nuk ka dhe nuk do të ketë ndërprerje energjie për qytetarët shqiptarë. Sot ne hedhim themelet e shndërrimit të këtij vendi në një superfuqi energjetike. 170 hidrocentrale të reja janë firmosur kontratat dhe nisin ndërtimin, si dhe 120 të tjera presin të dalin edhe ato në treg. “EVN” dhe “Statkraft” janë të mirëpritua të vazhdojnë interesin e tyre, sepse pas kaskadës së Devollit është kaskada e Vjosës, kaskada e Osumit, kaskada e Shkumbinit, është Skavica dhe dhjetëra e qindra hidrocentrale të tjera. Këto investime e bënë Shqipërinë, para së gjithash dhe mbi të gjitha, se qeveria ime ka krijuar në këtë vend klimën dhe kushtet më miqësore për investitorët e huaj. Taksa e sheshtë prej 10 për qind dhe lehtësira të tjera tarifore, zhdukja e barrierave burokratike, ka bërë Shqipërinë të renditet e para në rajon për investimet e huaja. Ambicia ime është shumë e madhe. Shqipëria ka nevojë dhe do të jetë 1-shi në Evropë për rritjen ekonomike, për investimet e huaja dhe zhvillimin e saj”,- tha kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009