E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqipëria superfuqi energjetike

 

Kryeministri Berisha përuroi dje terminalin e depozitimit të karburanteve, i ndërtuar nga Petrolifiera italo–shqiptare në Pyllin e Sodës, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro. Kreu i qeverisë e cilësoi këtë investim të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë dhe rajonin. Kryeministri Berisha u shpreh se, “në strategjinë e qeverisë time për të shndërruar Shqipërinë në një superfuqi energjetike rajonale, ky është një diamant i vërtetë”. Kreu i ekzekutivit u shpreh se bizneset italiane janë në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, ku vetëm në gjashtë muajt e fundit janë nënshkruar me kompanitë më të mëdha italiane investime që i kalojnë 3.6 miliardë euro, si dhe janë në përgatitje e sipër kontrata me disa miliardë euro të tjera. “Një gjë është e sigurt, se Shqipëria është bërë vend i besimit të madh për investitorët italianë dhe ata botërorë. Natyrisht, ashtu siç pritej dhe ashtu siç duhej, investimet italiane janë në krye të këtij procesi jetik për Shqipërinë. Këto investime janë të shpërndara në fusha të ndryshme, por mbi të gjitha janë në fushën e energjetikës”, tha Berisha. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›