E Diel, 1 Nëntor 2026

K.Ronaldo, 16 milionë euro më i shtrenjtë se Kombëtarja jonë

 

Leonard Karaj

Njëzet e gjashtë futbollistët e Kombëtares shqiptare vlejnë gjashtë herë më pak se homologët portugezë. Madje Kombëtarja e Josip Kuzhesë nuk kalon dot as vlerën e një futbollisti të vetëm, si Kristiano Ronaldo, kartoni i të cilit kushton 60 milionë euro kundrejt 43.65 të kuqezinjve të marrë së bashku. Kjo tregon në një farë mënyre diferencën e madhe që ekziston të paktën në planin e vlerësimeve nga ana e specialistëve të futbollit për këto dy skuadra. Duke iu referuar sajtit të transfermakt i cili merret ekskluzivisht me vlerësimet e futbollistëve në gjithë botën, sot gazeta “Panorama” publikon shifrat reale të kombëtares portugeze dhe asaj shqiptare të cilat do të ndeshen ditën e shtunë, 6 qershor në stadiumin kombëtar, “Qemal Stafa”.
Përsa i përket futbollistëve më të shtrenjtë të së dyja skuadrave, Lorik Cana për Kombëtaren shqiptare dhe Kristiano Ronaldo për portugezët mbajnë vendin e parë në poduim. Kosovari kuqezi vlen 14 milionë euro ndërsa portugezi i Mançester Junajtid, 60 milionë euro. “Topi i Artë” 2008 do të jetë edhe rreziku Nr.1 për portën e kombëtares shqiptare, çka mund të çojë Lorik Cana të mendojë më shumë për të mbrojtur sesa për të ndihmuar repartin e mesfushës dhe sulmit. Sipas të gjitha gjasave përveç kapitenit të Marsejës, rrodhe pas Ronaldos, Josip Kuzhe mund të vendosë edhe Kristi Vangjelin, i cili ia doli ta mbajë yllin portugez edhe në ndeshjen e parë në Braga më 15 tetor të 2008-ës. Problematik për prapavijën e kuqezinjëve parashikohet të jetë edhe Simao Sabrosa, futbollisti i dytë më i shtrenjtë i kësaj kombëtareje. Sulmuesi i Atletiko Madridit vlen 22 milionë euro. Ndërsa nga kuqezinjtë pas Canës vjen dyshja Curri-Dallku. Debatik Curri vlen 3.3 milionë euro ndërsa Armend Dallku, 2.75 milionë euro. Ndërkohë që kanë rënë ndjeshëm vlerat e kartonëve të Edmond Kapllanit, Ervin Skelës dhe Erjon Bogdanit.

Shqipëria

Lojtari    Vlera/euro
Isli Hidi    800 mijë euro
Samir Ujkani     300 mijë euro
Enea Koliqi    100 mijë euro
Elvin Beqiri    1.25 milionë euro
Armend Dallku    2.75 mln euro
Kristi Vangjeli    800 mijë euro 
Debatik Curri    3.3 milionë euro
Endri Vrapi    900 mijë euro
Andi Lila    1.5 milionë euro
Admir Teli    1 milionë euro
Lorik Cana    14 milionë euro
Klodian Duro    1.5 milionë euro
Ervin Skela    1.6 milionë euro
Ansi Agolli    400 mijë euro
Gilman Lika    900 mijë euro
Elis Bakaj    1.5 milionë euro
Jahmir Hyka    900 mijë euro
Ervin Bulku    1.5 milionë euro
Gjergji Muzaka    1 milionë euro
Emiliano Vila    700 mijë euro
Jetmir Sefa    350 mijë euro
Edmond Kapllani    1 milionë euro
Hamdi Salihi    750 mijë euro
Besart Berisha    1 milionë euro
Dorian Bylykbashi    2.25 milionë euro
Erjon Bogdani    1.6 milionë euro

Mosha mesatare: 25.2 vjeç
Vlera totale: 43.650.000 euro

Portugalia

Lojtari    Vlera/euro
Moreira    3.5 milionë euro
Beto    3.5 milionë euro 
Daniel Fernandes    2 milionë euro
Eduardo    3.5 milionë euro
Gonçalo Brandão    1.5 milionë euro  
Rolando    4.2 milionë euro 
Zé Castro    2.4 milionë euro 
Bruno Alves    9 milionë euro
José Bosingëa    20.5 milionë euro 
Miguel    8 milionë euro
Pepe    22 milionë euro
Ricardo Carvalho    20.5 milionë euro 
Eliseu do Santos    5 milionë euro
Raul Meireles    7 milionë euro
C. Ronaldo    60 milionë euro
João Moutinho    14.5 milionë euro 
Simão    22 milionë euro
Boa Morte    3 milionë euro
Nani    18 milionë euro
Tiago    8 milionë euro
Deco    15 milionë euro
Duda    6 milionë euro
Edinho    2.5 milionë euro 
Hugo Almeida    7 milionë euro

Mosha mesatare: 26.9 vjeç
Vlera: 268.600.000 euro  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›