E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen kapsolla detonatore, fëmija humb gishtërinjtë

Fëmija ka qenë duke luajtur kur është dëmtuar nga shpërthimi i një kapsolle detonatore në bregun e përroit në afërsi të baneses se tij, në komunën Gjegjan të rrethit të Pukës. 

PUKE- Një fëmijë 9 vjecar ka dëmtuar gishtërinjtë dhe njërin sy nga shpërthimi i kapsolle detonatore afër shtëpisë së tij në komunën Gjegjan të rrethit të Pukës. Policia tha se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13.00 në lagjen “Haxhijaj të kësaj komune. Fëmija ka qenë duke luajtur kur është dëmtuar nga shpërthimi i një kapsolle detonatore në bregun e përroit në afërsi të baneses se tij. Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të specializuar. Sipas mjekëve fëmija është jashtë rrezikut për jetën por shpërthimi i ka shkaktuar dëmtime të rënda ne syrin e majtë dhe në gishtërinjtë e dorës së djathtë.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›