Berisha: Shqipërinë nuk e bëri grushti stalinist, por dy gishtat që urren Rama
TIRANË- Partia Demokratike i mbylli takimet elektorale me një miting në minibashkinë 11 në Tiranë. Për këta banorë, kreu i qeverisë Berisha premtoi ndërtimin e një Tiranë ashtu sic ata e ëndërrojnë, më shumë vende pune dhe mirëqenie.
“Në 4 vitet që vijnë me kyetarin e Bashkisë Lulzim Bashën me deputetin tuaj Visar Zhiti, me mikun tim Haki Mustafa do të bëjmë gjithcka për të ndëruart tek dera e shtëpisë suaj Tiranën e ëndrrave tuaja”,tha Berisha.
Kryeministri Berisha, nga kjo njësi bashkiake sulmoi kreun e PS-së Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë njësi në vitet kur qeveriste Bashkinë e Tiranës.
“Zoti Rama jam sot para qytetarëve dhe të them vetëm një fjalë, shpesh ti je i kompleksuar nga origjina e tyre, je i gabuar, në jug dhe në veri në lindje dhe perëndim qytetarët kërkojnë vetëm një gjë ndershmëri dhe trajtim të barabartë, pyete veten çfarë bërë 11 vjet për këta qytetarë që ndërtuan këtu me lumenj djerse ëndrrën e tyre për fëmijët e tyre. Është ky kompleks i fajit, i braktisjes që ju bëre ti për 11 vjet që të mundon, që nuk të lëshon për këta Shqipëria është Shqipëri në cdo pëllëmbë, në cdo centimetër. E tillë është për korcarët sarandjotët, vlonjatët dhe gjithë të tjerët”, tha ai.
“Fitorja që shkëlqen në sytë tuaj është në dorën tuaj, ndaj ju ftoj të bëni cdo gjë për cdo votë, më 23 qershor votoni 44”, tha më tej kryeministri Berisha.
Berisha ftoi më tej këta qytetarë të ngrenë me krenari dy gishtat lart, pasi me dy gishtat lart u përmbys diktatura dhe u hodhën hapat për integrimin e vendit, sic komentoi ai.
“Këto ditë që na ndajnë nga votimet ngrini lart me krenarinë më të madhe dy gishtat, gishtat e fitores. Mos harroni se vëllezërit dhe motrat tuaja me dy gishtat lart përmbysën diktaturën më të egër. Zoti Rama që vërsulesh me urrejtje kundër dy gishtave je i gabuar, ne me këta dy gishta përmbysëm regjimin e etërve të tu, me këta 2 gishta anëtarësuam Shqipërinë në NATO, liberalizuam vizat, merituam statusin e vendit kandidat. Nder atyre që me dy gishta firmosën historinë e Shqipërisë, historinë e lirisë. Bashkohuni me ne me dy gishtat lart. Shqipërinë nuk e bëri grushti stalinist por dy gishtat e grave dhe burrave fitimtar, me dy gishtat lart përpara, votoni 44”, tha më tej Berisha.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Më 23 qershor ta lemë Ramën të pushojë, se timonin e autobusit e ka Koço Berisha: Për 2-3 ditë hapet rruga Elbasan Tiranë, merr hov zhvillimi ekonomik Berisha: Rama humbi çdo betejë me mua, tani thotë ma lësho vendin se nuk e marr dot