Berisha Shqiptaret do udhetojne pa viza para fundit te 2010-es
Kryeministri Sali Berisha gjate nje interviste per programin ne shqip te Zeri i Amerikes deklaron se procesi i liberalizimit te vizave do permbyllet me sukses para festave te fundvitit. Kreu i qeverise thekson se autoritetet shqiptare kane miratuar kuadrin e nevojshem ligjor si dhe jane plotesuar kriteret e udherrefyesit per vizat.
Berisha komentoi gjithashtu per prirjet e reja te krijuara ne Ballkan pas miratimit te rezolutes serbe per Kosoven ne Kombet e Bashkuara me ndihmen e Bashkimit Evropian. Ai i beri komentet te enjten pak para se te largohej nga Nju Jorku ku kishte shkuar per te ndihmuar ne njohje te metejshme te Kosoves.
Merkel dhe Sarkozi do vizitojne Shqiperine
Dy personalitetet me te rendesishme te Bashkimit Evropian kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi pritet te vizitojne shume shpejt vendin tone. Lajmi i eshte konfirmuar kryeministrit Sali Berisha gjate takimeve qe ka zhvilluar ne Nju Jork me Merkel dhe Sarkozi. Nga axhenda per te vizituar Shqiperine nuk perjashton as kryeministri japonez Kan i cili i ka deklaruar personalisht kreut te ekzekutivit shqiptar Berisha per nje vizite zyrtare ne Tirane. U takova me Presidentin e Frances Nikola Sarkozi Kryeministrin e Japonise Kan. Qe te dy keta personalitete te shquara me premtuan ne menyre te prere qe do te vizitonin Shqiperine sikunder me duhet te theksoj se nje premtim te tille te prere e ka bere dhe kancelaria Angela Merkel qe e ka vendosur Shqiperine ne agjenden e saj te vizitave per vitin qe vjen- u shpreh kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise te zhvilluar dje pasdite. Prezantimi ne samitin me te rendesishem boteror te OKB-se i reformave ekonomike ligjore dhe pershtatja e objektivave integruese te Shqiperise ben qe personalitete te shquara te vendeve te bllokut 27 anetaresh te konsiderojne perpjekjet e vendit te vogel te ballkanit per te kurorezuar me sukses ambicien e madhe te integrimit ne BE.
...