E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Transparenca ne gjyqesor akses te vecante publikut dhe medias

25-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani prezanton nismen per transparencen e gjyqesorit rregullore mbi marredheniet e Gjykates me publikun


Ministri i Drejtesise Bujar Nishani prezantoi sot draft rregulloren Per marredhenien e Gjykates me publikun. Rregullorja e re e cila percakton kriteret e qarta te marredhenies se Gjykates me publikun median etj eshte hartuar nga ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Institutin per Studime Publike dhe Ligjore si pjese e shoqerise civile ne kuader te rritjes se transparences se sistemit te drejtesise. Gjate prezantimit te rregullores ministri Nishani tha se thelbi i dokumenti dhe objekti i tij eshte i rendesishem pasi ka te beje me rregullimin e marredhenies se Gjykates me publikun. Ministri Nishani shprehu rendesine e draftit ne rritjen e transparences per publikun dhe median duke theksuar si element te rendesishem te rregullores rritjen e aksesit te publikut dhe medias ne pushtetin gjyqesor Drafti eshte kontribut i drejtperdrejt per rritjen e transparences qe ka te beje me ofrimin e informacionit aksesin e publikut ne punen e Gjykates aksesin e cdo individi jo thjesht per te qene i barabarte ne nje proces gjyqesor por per tu njohur ne teresi dhe ne detaje me te gjithe proceduren gjyqesore te vete ceshtjes qe eshte interesuar. Por padyshim do jete ne sherbim edhe te nje prej pushteteve te rendesishme ne nje shoqeri demokratike sic eshte media. Ndaj sot ne ofrojme nje instrument akoma me te konsoliduar medias e cila permes hapesires dhe transparences do te kete te gjithe aksesin e nevojshem dhe ligjor dhe te rregulluar tashme ne akte ne veprimtarine e gjykatave- tha Nishani. Sipas tij dokumenti eshte kontribut i rendesishem edhe per administraten gjyqesore si dhe do tu vije ne ndihme gjyqtareve e drejtueseve te gjykatave qe pervec angazhimeve profesionale kane barren e menaxhimit dhe ofrimit te sherbimeve te tjera qe duhet ti ofrojne publikut. Permes konsolidimit te ketyre instrumenteve besoj qe konsolidojme nje element te rendesishem te transparences me publikun vuri ne dukje ministri Nishani. Ai shprehu falenderime per kontributin e dhene nga shoqeria civile ne hartimin e ketij drafti si dhe e siguroi ate per bashkepunim te vazhdueshem ne te ardhmen me ministrine. Ministria e Drejtesise ka percaktuar si metode te punes se saj bashkepunimin e ngushte konsultativ dhe ate te bashkerendimit e te hartimit te legjislacionit me organizatat jo qeveritare. Kapacitet ne shoqerine civile jane te shumta ndaj do te perfitoja nga rasti per te shprehur mirenjohjen per ata qe angazhohen ne kete bashkepunim- tha me tej ministi i Drejtesise Bujar Nishani. Draft rregullorja e marredhenies se Gjykates me Publikun pritet se shpejti te kthehet ne nje akt ligjor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›