Berisha Shqiptaret nuk e njohin realisht Shqiperine dhe potencialet e saj

Shqiptaret nuk e njohin realisht Shqiperine dhe potencialet qe ajo ka u shpreh kryeministri Berisha gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike.
Per fat te keq kete vend e njohin sa duhet banoret e saj. Kete vend nuk e njohin realisht shqiptaret dhe nuk kane parasysh potencialet qe ajo ka ne vetvete tha Berisha duke shtuar se pret bashkepunimin me qeverite vendore ne kuader te projektit Shqiperia - vend i zhvilluar.
Shqiperia vend i zhvilluar do te thote rritje te ardhurash rritje e prodhimit industrial qindfishim i potencialit te ketij vendi per druret frutore. Ky eshte projekti me frymezues me jetik me kombetar projekti i te gjitha projekteve. Kur fluturon mbi kete vend gjeja e pare qe te vjen ne mend eshte Zvicer me det. Shqiperia nuk ka pasur mundesite e Zvicres por asgje nuk mund ta pengoje ate per tu bere nje Zvicer e vertete. Ky projekt kerkon mund te madh dhe kohe por ne presim te finalizohen zgjedhjet qe te nisim nje partneritet me qeverite vendore theksoi kreu i PD.