Islami dhe Harasani, jo në mbledhjet e grupit
Prej disa kohësh, deputetët e Partisë Socialiste, Andis Harasani dhe Kastriot Islami kanë deklaruar publikisht se nuk njoftohen për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Pak ditë më parë, ata nuk ju bindën thirrjes për të bojkotuar seancat e Kuvendit, deri në sqarimin e rezultatit të zgjedhjeve të 8 Majit dhe çështjes së Tiranës. Të pranishëm në Kuvend që të dy deputetët, që janë njëkohësisht sekretar për programin (Harasani) dhe sekretar për çështjet zgjedhore (Islami) thanë se nuk ua kishte komunikuar njëri vendimmarrjen për bojkot seancash. Gjithsesi, në thelb ata u shprehen kundër çdo forme bojkotimi të punimeve të Kuvendit.