E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shqiptarët poliglotë, kinezçja të flitet si gjuhë e dytë

TIRANË-Qeveria miraton sot ligjin e ri për arsimin parauniversitar, i hartuar mbi parimet më të avancuara të OECD-së.

Kryeministri Sali Berisha theksoi se ligji i jep rëndësi mësimit të gjuhëve të huaja në vend. Kreu i qeverisë i cilësoi shqiptarët, poliglotë (njeri që di shumë gjuhë të huaja), ndërsa kërkoi që kinezcja të flite si gjuhë e dytë në vend, së bashku me spanjishten dhe gjermanishten. 

“Ligji i ri i arsimit parauniversitar parashikon mësimin e dy gjuhëve të huaja. Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, në përqindje të caktuara, detyrimisht të jetë gjuhë e dytë dhe mësimi i gjuhës kineze”.

“Ligji rrit në mënyrë të ndjeshme autononominë e shkollave tona. I jep një pozicion të ri për rolin e prindërve dhe nxënësve për sistemin tonë arsimor, pr/ligji i kushton rëndësi të vecantë mësimit të 2 gjuhëve të huaja. Është një dimension i rëndësishëm i shkollimit të fëmijëve në Shqipëri. Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Askush nuk kapacitetin për të folur me lehtësi cdo gjuhë se shqiptarët, qoftë kjo e anglosakson e neolatin, kinez, sllav. Pra dhe pikërisht në këtë buron dhe pasioni i tyre për gjuhët e huaja. Ky të ishte paracaktuar me ligj. Nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, do të hapen më shumë drejt spanjishtes dhe drejt gjuhës kineze. Nje mik i imi me tha se shqiptaret e flasin shume mire kinezcen, edhe pse une personalisht di vetem 2-3 fjale”.

Kryeministri theksoi më tej se ligji i ri vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit. “Ai do ta bazojë këtë arsimim në dy disiplinat më kryesore: Gjuhën amtare dhe matematikën. Ligji krijon prerogativa për një zgjerim më të shpejtë të arsimit parashkollor”. 

“Shumë vite më vonë do faktohen se këto ligje sa të dobishme janë”, shtoi Berisha.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se gjatë këtyre viteve janë bërë shumë përpjekje për të konsoliduar arsimin parauniversitar, ndërsa theksoi se rrogat e mësuesve kanë shënuar rritje mbi 120%.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›