E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Astrit Patozi: Të hapen dosjet e ‘97-ës

TIRANE - PD-ja u rikthehet ngjarjeve të vitit të mbrapsh të të ‘97-ës, duke kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen dhe moslënien në harresë të traumës që ai vit u kushtoi shqiptarëve. Nënkryetari i PD-së, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie, z.Astrit Patozi në një prononcim dje për “Gazeta Shqiptare” insiston në hapjen e çdo lloj dosjeje që u ka shkaktuar traumë qytetarëve shqiptarë në kohë të ndryshme, qofshin ato të komunizmit apo ato të rebelimit të ‘97-ës.
Ai kërkon zbardhjen e krimeve të kryera gjatë rebelimit të ‘97-ës, kur vendin e mbizotëruan bandat kriminale, kryesisht në Jug të Shqipërisë. Por njëherësh edhe hapjen e dosjeve të ish-sigurimsave të shtetit, me pasojë pushkatimin, burgimin e internimin e qindrave familjeve shqiptare gjatë kohës së diktaturës.
“Unë jam për hapjen e të gjitha dosjeve që u kanë shkaktuar trauma shqiptarëve dhe Shqipërisë në kohë të ndryshme, qofshin ato për ish-sigurimsat e shtetit apo ato të ‘97-ës. Sigurisht, do të isha edhe për hapjen e dosjeve të vitit ‘97. Ka elementë mjaft të faktuar do të thoja, nga dëshmitarë okularë, prova të tjera, për të provuar atë që ndodhi, një traumë për shqiptarët. Gjithsesi unë mendoj se duhen të hapen dosjet. Ka pasur një tentativë për hapjen e tyre para disa vitesh por nuk e di pse u ndërpre. Megjithatë mendoj se një gjë e tillë i takon organeve të drejtësisë për të bërë zbardhjen e krimeve të rënda”.

Në vitin 2007, qeverisja e djathtë rihapi sërish çështjen e dosjeve të ‘97-ës, e shoqëruar kjo me fillimin e hetimeve për vrasjen e oficerëve të Shërbimit Informativ Shtetëror më 28 shkurt 1997 në Vlorë. Departamenti i Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë hapi dosjen e bujshme të 28 shkurtit. Ndërkohë, Kryeministri Sali Berisha përmes zëdhënëses së Këshillit të Ministrave dhe ministres së integrimit, Majlinda Bregu ato ditë bëri të qartë se qeveria është e vendosur të zbardhë të gjitha dosjet e ‘97-ës. Sipas saj, qeveria ka vendosur të vërë në vend drejtësinë. Znj.Bregu deklaroi se “shpeshherë jemi ankuar se drejtësia nuk është vënë në vend. Nuk është asnjëherë vonë për të vendosur drejtësi”. Prej disa ditësh, forcat e policisë kanë nisur një aksion për vënien para drejtësisë të të gjithë shkaktarëve të masakrës së Cërrikut, por gjithashtu, kanë ndaluar dhe mjaft anëtarë të bandave të ndryshme, të cilat janë organizuar në vitin ‘97, duke e ushtruar aktivitetin e tyre kriminal dhe për disa vite më vonë”. Gjatë vitit ‘97, ish-opozita e majtë në pushtet mbështeti bandat e armatosura në Jug të Shqipërisë, duke marrë pushtetin nën kërcënimin e armëve. Për këtë u shfrytëzua falimentimi i piramidave, për të cilat z.Berisha është shprehur, se një borxh që nuk e ka marrë, nuk mund ta kthejë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›