Gjirokastër- Ilaçet po hidhen në mbeturina, prishen nga mungesa e energjisë
Gjirokastër- Teksa shtabet e emergjencave furnizojnë me medikamente nga toka dhe ajri zonat e izoluara nga dëbora një lajm tjetër mbërrin nga qëndrat shëndetësore të Gjirokastrës ku mësohet se ato po detyrohen të hedhin ilaçet pasi mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar prishjen e tyre.
Ndërprerja më orë të tëra e energjisë elektrike ka bërë që të hidhen në mbeturina shumë medikamente që duhet të ruhen në temperatura frigoriferike.
Infrastruktura tepër e amortizuar e një pjesë të madhe të qëndrave shëndetësore të Gjirokastrës po rrezikon jo vetëm jetën e pacientëve por po hedh në kosh të mbeturinave qindra fonde që janë shpenzuar për vaksinat dhe medikamentet e tjera që po prishen.
Ndërkaq mësohet se plot 5 qëndra të tilla kanë nevojë urgjentë për një ndërhyrjë pasi mungesa e energjisë, lagështira dhe kushtet e papërshtatshme higjeono-sanitare po dëmtojnë jo vetëm medikamentet por edhe vetë shëndetin e pacientëve.
Një ndër qëndrat më problematike është ajo e komunës Cepo në të cilën mbi 4.000 pacientë marrin sherbimin mjeksor.
Shkrime të tjera me interes:
- Lezhë- Mungesa e ujit dhe energjisë, banorët paralajmerojnë protesta Lezhë- Lezha dhe rrethinat e saj po vuajnë prej mëse...
- Ilaçet i blejmë ne, mjekët na tregojnë farmacinë Tiranë- Nëse do të dëgjojmë vetëm deklaratat për shtyp të...
- Skandal në QSUT, mjekët vidhnin ilaçet e pacientëve Tiranë – Në kushtet e një furnizimi skandaloz me ilaçe...