E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha: Shtabi i emergjencës po merr masa për kalueshmërinë e akset e vendit

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot Shtabit të Emergjencave Civile që të marrë të gjitha masat për të mundësuar kalueshmërinë në akset kryesore të vendit dhe për të mbikëqyrur në vazhdimësi segmentet rrugore problematike. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Kryeministrit, Juela Meçani, vuri në dukje se "Kryeministri po ndjek në vijimësi situatën e rënduar për shkak të reshjeve dhe stuhive të dëborës e shiut, që 24 orët e fundit kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit, zonat veriore, verilindore dhe jugperëndimore, por që janë më intensive kryesisht në veri të vendit".

"Kryeministri Berisha ka kërkuar që të garantohet një komunikim i vazhdueshëm i Shtabit të Emergjencës me komunat e bllokuara nga reshjet e dëborës, si dhe mundësimin e komunikimit të komunave të bllokuara me akset rrugore kombëtare", u shpreh zëdhënësja e Kryeministrit. Sipas saj, "prioritet duhet të ketë bashkëpunimi me autoritetet vendore, si dhe asistenca e menjëhershme mjekësore në rast nevoje".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›