E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Shtëpia e Petro Markos do të kthehet në muze

Kryeministri Sali Berisha, në vijim të vizitës së tij në fshatrat e bregut të Jonit, inauguroi dje sheshin "Petro Marko", në qendër të fshatit Dhërmi. Mes të tjerave, duke u ndalur para shtëpisë së shkrimtarit të njohur, Petro Marko, Kryeministri theksoi që kjo shtëpi duhet të kthehet në shtëpi-muze. "Petro Marko është një kapiten i vërtetë i letrave shqiptare. Por jo vetëm kaq. Ai ishte një burrë që e deshi lirinë dhe ishte i vendosur të bënte çdo sakrificë për të. Aq sa duhet të bënte një njeri për lirinë, Petro Marko e bëri gjatë gjithë jetës së tij. U gëzova kur mora vesh se qarku e ka nderuar me titullin "Nderi i Qarkut". Por në të vërtetë, ai është nderi i kombit. Ndaj dhe Ministria e Kulturës do të marrë përsipër gjatë vitit që vjen të rindërtojë shtëpinë muze të tij", tha ai, duke shtuar se duhet të bëjmë investim për të nderuar shkrimtarin e madh, duke e ngritur shtëpinë muze dhe për të vendosur bustin e tij, në mënyrë që të shprehim nderimin e madh ndaj tij në mënyrë që të gjithë të njohin këtë figurë të nderuar të letërsisë shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›