E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shtim i investimeve kuvajtiane në vend

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha priti sot, në takim Sekretarin e Përgjithshëm për “Waqf Affairs” i Kuvaijtit, zotin Mohammed A. Al-Jalahma dhe Drejtorin Rajonal të “Kuwait Joint Relief Committee”, zotin Ibrahim El Faki, njoftoi zyra për shtyp e Kryeministrisë.

Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen që qeveria e Kuvajtit i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme, si dhe vlerësoi kontributin personal të z. Al-Jalahma në këtë mbështetje.

Kreu i qeverisw shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve kuvajtiane në vend.

Berisha theksoi edhe ndihmën e vyer të qeverisë dhe zoti Al-Jalahma në ndërtimin e Qendrës Rajonale të Autizmit dhe kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e situatës së autizmit në Shqipëri.

Zoti Jalahma, duke vlerësuar ndryshimet e mëdha pozitive që ka bërë vendi, falënderoi qeverinë shqiptare, e cila ka krijuar lehtësi në operimin e bizneseve kuvajtiane në përgjithësi.

Ai vlerësoi edhe Qendrën e re të Autizmit, e cila, u shpreh ai, “duhet të jetë qendër për të gjithë rajonin”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›