Rama: Nuk premtoj mrekullira, por do te bej gjera te papara Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama zhvilloi mbremjen e djeshme nje takim elektoral ne qytetin e Beratit. Ndryshe nga fjalimet e mbajtura gjate diteve te meparshme te fushates, Rama kete here ka preferuar te mos hedh akuza dhe te mos beje komente personale per Kryeministrin Sali Berisha. Ai ka vleresuar pjesemarrjen e simpatizanteve te PS-se ne miting dhe u shpreh se ishte nje nga tubimet me te medha ku ai ka marre pjese ne Berat. “Ketu ne kete shesh eshte kaq bukur. Une nuk dua ta prish kete pamje ne shesh duke folur per emra qe populli nuk i do me. Nuk dua ta prish kete mrekulli duke folur per te shkuaren qe po iken. E ardhmja eshte vetem 12 dite larg”,- u shpreh kryesocialisti, Edi Rama. Ne fjalen e tij, Rama tha se ne Berat nuk do te behen mrekulli me fitoren e PS-se, por do te behen gjera te papara. “Ato qe kerkuat prej nesh, ne do ta bejme realitet. Jam shume i emocionuar kjo eshte nje pamje e papare. Ju jeni te papare, gjithmone te papare. Ne do te bejme per ju nje pune te papare ne keto 20 vjet. Une ju zotohem per kete. Une nuk premtoj mrekullira, por do te jem ne krahun tuaj sa here te kini nevoje. Hallet tuaja do te jene dhe hallet e mia”,- tha kreu i PS-se. Rama ka bere apel per votimin e Partise Socialiste, duke u shprehur se vota e 23 qershorit nuk eshte vetem nje vote per te nderruar qeverine, por per te sjelle ndryshimin dhe rilindjen e gjithe vendit. “Vota e 23 qershorit nuk eshte nje vit nese do te fitoj nje njeri apo nje njeri tjeter, por eshte vota qe do te nis punimin real per te gjithe. Vota e 23 qershorit eshte nje vote per te vendosur nese dyqanet e Beratit, ose dyqanet e gjithe qarkut do te zhvillohen”,- u shpreh Rama. Kryesocialisti u shpreh se PS-ja perfaqesohet me njerez qe kane pasion zhvillimin e ketij qarku. “Skuadra jone nuk eshte krijuar per te vazhduar vizionin e 20 viteve, por per te hapur nje rruge te re. Ne nuk shkojme fshat me fshat, shtepi me shtepi, per te treguar perralla, por per tu zotuar se me voten e 23 qershorit per ne, ju nuk do ta keni me pushtetin ne qafe”,- tha kreu i PS-se. Rama u shpreh se me votimin e PS-se do te shmangen problemet qe kane sot qytetaret. “
Kjo eshte era kunder analfabetizmit, kunder papunesise, kunder taksave. Do te fryje me force era e rilindjes. Era e rilindjes do te zmbrapse hijet e se shkuares, hijet e analfabetizmit, hijet e pamundesise per te kuruar ashtu sic duhet te semuret”,- tha Rama. Kryesocialisti premtoi se Berati do te zhvillohet duke investuar ne infrastrukture. Ai premtoi se ky qytet do te lidhet me Permetin dhe me Greqine per te sjelle me shume investime dhe turizem. “Ne do te investojme per te dale te “Tre Urat”, e per te shkuar me tutje dhe Berati nuk do te jete me stacioni i fundit, por nje vend ku do te fryjne ererat e perendimit”,- tha kreu i PS-se, Edi Rama.
Lame dhe Ylli: Do te zhvillojme Beratin
Kandidatet e PS-se per deputete, Fidel Ylli dhe Artan Lame u shprehen dje ne mitingun elektoral te Beratit, se projekti i PS-se eshte i vetmi per zhvillimin e ketij qarku. “I premtojme Edi Rames se rilindja do te vije nga Berati. Qarkut tone do ti japim dinjitetin e duhur dhe vemendjen e qeverise per te bere nje ndryshim radikal dhe ne kete ja premtojme Rames dhe gjithe PS”,- u shpreh kandidati Ylli. Ndersa kandidati, Artan Lame tha se ai kishte nje enderr per Beratin dhe kerkonte realizimin e saj pas 23 qershorit. “Do te doja nje moment reflektimi te te gjithave per te menduar se cfare kemi perpara. Po ndertojme se bashku nje enderr, qe nje dite rrugen nga Lushnja ne Berat te jete ndertuar mire, ku vijne varg-varg autobuset me turiste ne Berat. Pastaj shoh ne kete enderr Mangalemin, Goricen, Kalate te rregulluara, ku vejne e vijne turiste”,- u shpreh dje kandidati i PS-se ne Berat, Artan Lame.